
Përshkrimi
RN00008448
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/02/2022
Afati për aplikim: 24/03/2022 - 07/04/2022
Në bazë të Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 35, Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67 dhe 68, Normativit të MASHT Nr.5/2021, neni 8 pika 6, Udhëzimit Administrativ të MPMS, Nr 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan, shpallë këtë :
K O N K U R S
PËR ASISTENT PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEҪANTA
- Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta
- Institucioni: Komuna e Gjilanit
- Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
- Lloji i pozitës: Shërbimit Publik
- Numri i pozitave: 5 (pesë)
- Orari i punës: 40 orë në javë
- Titulli i mbikëqyrës Drejtori i Shkollës
- Grada/Koeficienti: Paga bazë është 397.01 Euro
- Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar
Detyrat dhe roli i asistentit/ës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore:
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve.
- Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës.
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve.
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/ personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre.
- Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim.
- Promovon bashkëpunimin shkollë – shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin.
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve. ∙ Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve.
- Informacionet në shkollë i trajtojnë si plotësisht konfidenciale.
Kualifikimi dhe Kushtet:
- Niveli 5-të (Post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
- Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollimin jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 8/2010,
- Kopja e letërnjoftimit,
- Vërtetim mbi përvojën e punës, nëse ka.
- Vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime.
- Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore.
Vërejtje : Kandidatët e pranuar për këto vende të punës, sipas nevojës dhe planeve të punës të punëdhënësit do të angazhohen në të gjitha IEA-ve.
Informata të përgjithshme:
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data : 24.03.2022 deri me 07.04.2022. Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.
Sqarim:
Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.