
Përshkrimi
RN00008132
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/01/2022
Afati për aplikim: 18/02/2022 - 04/03/2022
Bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, në njoftimin e MASHT-it të datës 13.01.2022, me numër të protokolit 042, në nenin 08 të Ligjit të Punës 037L-212 , nenin 35
paragrafi 1,4 dhe 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 041L-32, neni 5 pika c, i Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në nenin 8 pika 6 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 0522021, Normativi për Kuadrin e Arsimit të Përgjithshëm të MASHT-it, Drejtoria e Arsimit në F erizaj shpall:
KONKURS
Për tre (3) asistentë/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore:
Kualifikimi i nevojshëm shkolla e mesme dhe niveli 5-të (postsekondar) Pearson asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Paga bazë: 397.01 Euro.
Detyrat dhe roli i asistentit/es për fëmijët nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë , orientim dhe mobilitet , transport , pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
- Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me paisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve
- Promovon arsimin gjithperfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike, personale, mjeksore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre
- Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim
- Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi , mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/ kujdestarin e fëmijës/nxënësit
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës , sjelljet e mira ndaj nxënësve
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale:
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.
Për vendin e punës për asistentëse për fëmijës nxënës me nevoja të veçanta arsimore kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas nenit 8 pika 6 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 0572021, Normativi për Kuadrin e Arsimit të Përgjithshëm.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
Dokumentet e nevojshme për aplikim :
- Diplomën, ose Çertifikatën e diplomës së kualifikimit të nivelit të pestë (5)-të PEARSON, kopje e vërtetuar
- Çertifikatën e lindjes
- Letrnjoftimi kopje
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime,
Dokumentet e aplikimit nuk kthehen.
Data e njoftimit: 19,01.2022- 17.02.2022 mbetet në shpallje, ndërsa aplikimi në formë fizike
fillon nga data 18.02.2022- 04.03.2022
Rezultatet shpallen në tabelën e shpalljeve dhe në web faqen e komunës së Ferizajt, në linkun:
konkursi.rks-gov.net.