Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore

Junik e1608734384375
Komuna Junik
Publikuar
12/03/2022
Skadon
28/03/2022
Lokacioni
Junik
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008391
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 11/02/2022
Afati për aplikim: 14/03/2022 - 28/03/2022

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06YL-1 14, nenit 5 pikë c të Ligjit
mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03IL-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit
për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës Nr.041L-032, Udhëzimit Administrativ
0812021 për ndryshimin dhe plotesimin 0572021 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të
Arsimit të Përgjithshëm, Komuna e Junikut shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

  • Titulli I vendit të punës: Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
  • Institucioni: Komuna Junik
  • Departamenti Drejtoria: DAKRS
  • Lloji I pozitës: Shërbyes Publik
  • Numri I pozitave: Një (1)
  • Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
  • Grada-Koeficienti : 397.01 euro
  • Orët e punë 40 orë në javë
  • Kohezgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar, deri me 31.08.2022

KUSHTET PËR VENDIN E PUNËS:

Për vendin e lirë të punës për Asistent/e për fëmijë/nxënës më nevoja të veçanta arsimore, kërkohet përgatitja profesionale përkatëse:

  • Niveli i 5-të (post-sekondar) i kualifikimit asistent, për fëmijëVnxënës më nevoja të veçanta arsimore
  • Kërkohet përgatitja profesionale sipas normativit të MASHT-it, në fuqi.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e shërbyesit publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Te mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Detyrat dhe roli i asistentit/ës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

  • Ndihmon fëmijëv/xënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarë mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
  • Punon me mësimdhënësit dhe përsonelin tjetër për zbatimin e Planit Individual të Arsimit, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve.
  • Promovon arsimin ej fshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijëunxë ësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike) personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre.
  • Planifikon me mësuesinmësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim.
  • Promovon bashkëpunimin shkollë — shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin.
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve.
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve.
  • Informacionet në shkollë i trajtojnë si plotësisht konfidenciale.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar,
  • Rezymeja Personale (CV):
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar:
  • Çertifikata e lindjes,
  • Çertifikata e shtetësisë,
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të
    noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e
    vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh:
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT:
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal):
  • Vertëtim nga zyra e Punësimit,
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me
rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm
njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data
14.03.2022 deri 28.03.2022 (15:00.)

Aplikacionet merren në Zyren për shërbim me qytetarë, kati përdhese në ndërtesën e administratës në Komunën së Junikut si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Junikut, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit.

Rezultatet shpallën në linkun: konkursi.rks-gov.net

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme