Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore (2)

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Publikuar
23/05/2022
Skadon
01/06/2022
Lokacioni
Rahovec
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008869
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/04/2022
Afati për aplikim: 24/05/2022 - 31/05/2022

Në bazë të nenit 67,68 Ligjit nr.06/L-114, për Zyrtarët Publik, nenit 35 Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës Kosovës nr.03/L-068, nenit 8 pika 6 të UA nr.05/2021-Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit te përgjithshëm, Udhëzimit administrativ nr.07/2017 për rregullimin e mardhënies së punës në sektorin publik dhe njoftimin e MASHT it të datës 13.01.2022, sipas referencës nr 018/004 për punësimin e asistent/e për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta, Drejtoria Komunale e Arsimit rishpall

KONKURS 

  • Pozita: Dy (2) Asistent/e për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e Komunës së Rahovecit
  • Paga mujore: 397.00 Euro
  • Përgatitja shkollore: Shkolla e mesme dhe niveli i 5-të (post sekondar) i kualifikimit, asistente për femijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
  • Kohëzgjatja e kontratës:nga dita e emërimit deri më 31.12.2022.

Punët dhe detyrat për asistent/e për femijë me nevoja të veçanta arsimore: 

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatit material mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës.
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitin format kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
  • Promovon arsimin gjithë përfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, për pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyr dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështet dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
  • Prezenton punën dhe arritjet e nxënësve. Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale;

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim: 

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diplomat ose Certifikatën e diplomës së kualifikimit nivelit të pestë (5-të) PEARSON kopje e vërtetuar,
  • Ekstrakti i lindjes 
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej datës. 22.04.2022 deri më datën 23.05.2022.

Konkursi është i hapur 8 (tetë) ditë nga data 24.05.2022, deri më datën 31.05.2022.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit. 

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen. Të gjitha dokumentet të dorëzohen në kopje (dokumentacioni nuk kthehet).

Rezultatet shpallen në linkun: https://kk.rks-gov.net/Rahovec dhe https://konkursi.rks-gov.net/. 

Shpalljet e ngjashme