
Përshkrimi
RN00008602
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/03/2022
Afati për aplikim: 14/04/2022 - 28/04/2022
Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.05/2021, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm neni 8 pika 6, Udhëzimin Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpallë:
KONKURS
PËR ASISTENT PËR FËMIJË/NXËNËS ME NEVOJA TË VEÇANTA
Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta
Institucioni: Komuna Hani Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim,Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i pozitës: Shërbimit Publik
Numri i pozitave: Dy (2) pozita
Orari i punës : 40 orë në javë
Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i shkollës
Koeficienti/Grada:Paga bazë 397.01€
Kohëzgjatja: Me kohë të caktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
- Përgadit materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashte klasës;
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgadit informatat kthyese për vështirsit dhe arritjet e fëmijëve.
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijet në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
- Mbykqyre dhe ndihmon fëmijët dhe nxënësit gjatë racioneve ushqimore kujdest për nevojat e tyre fizike/ personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinëe pergjithshme të tyre;
- Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim.
- Promovon bashkepunimin shkolle - shtēpi, mbështetë dhe diskuton cështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve; Informacionet në shkolle i trajtojnë si plotësisht konfidenciale;
Kualifikimi dhe kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:
Niveli 5-të (post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Dokumentet e nevojshme:
- Formulari i aplikimit (merret në Komunë - Qendra për Shërbime me Qytetarë)
- Rezymeja personale (CV).
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ).
- Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara.
- Certifikata që nuk jeni nën hetime.
- Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
- Çertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk shqyrtohen. Çertifikatë mbi gjendjen shëndetësore
Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 14.04.2022 deri 28.04.2022 (16:00).
Të gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit mund ti marrin në formë fizike pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë në Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend, apo ti shkarkojnë në portalin shtetëror https://konkursi.rks-gov.net Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret e konkursit nuk do të shqyrtohen ndërsa në faza tjera do të ftohen vetëm kandidatëtqë i plotësojnë kriteret e që futen në listë të ngushtë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet e femrave dhe meshkujve të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/, në webfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/haniielezit dhe në tabelën e shpalljes.