Asistent/e Menaxhere

albi e1623831159991
Albi Group
Publikuar më
22/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Brendi CARPISA hapet në ALBI MALL dhe me kënaqësi fillon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj, CARPISA kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:

  • Asistent Menaxhere (1 pozitë), 

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Organizon dhe delegon detyrat ditore të punëtorëve;
  • Kontrollon respektimin e kodit të veshjes/uniformës nga punëtorët;
  • Delegon dhe kontrollon punën tek punëtorët, në pranim të mallit, rregullim dhe organizim të mallit në depo dhe dyqan, vendosjes së alarmeve dhe deklaracioneve;
  • Asiston në menaxhimin dhe kontrollon stokun optimal, kujdeset për porositë shtesë;
  • Kontrollon në baza ditore dyqanin në lidhje me dukjen,;
  • Ofron forcës shitëse këshilla, mbështetje, informata që u nevojiten për arritjen e objektivave të shitjes;
  • Bën analiza të vazhdueshme të shitjes;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë të shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune relevante,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Njohuri për trendët e fundit të modës,
  • Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi për dizajn,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi,
  • Të jetë energjik/e dhe me vetë iniciativë,
  • Preferohet të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën hr@albicenter.com duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 08.07.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj,  ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Listime të ngjashme

30/07/2021