Asistent/e i Portfolios për Mbështetje të Biznesit 

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
26/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi për Praktikë

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Asistent i Portfolios për Mbështetje të Biznesit për degët në:

  • Prishtinë
  • Pejë
  • Prizren
  • Fushë Kosovë

Përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:

  • Asistimin e Zyrtarëve të Portfolios për NVM në detyrat opearacionale të përditshme
  • Kompletimin e dosjeve të klientëve për tu siguruar që të gjitha dokumenetet e nevojshme për produktin bankar që klienti aplikon të skanohen dhe arhivohen me saktësi.
  • Asiston Zyrtarët e Portfolios në hapjen e llogarive të klientëve të biznesit, hapjen e E-banking produktit, hapjen llogarive për POS, TEB Mobile, procesimin e transfereve bankare, etj.
  • Në baza të rregullta bën promocione dhe vizita tek klientët në terren së bashku me Zyrtartët e Portfolios për NVM
  • Promovon produktet dhe shërbimet e bankës tek klientët e biznesit, dhe i udhëzon në përdorimin e kanaleve alternative për shërbimet që TEB Sh.A. ofron.
  • Përfaqëson Bank-ën në mënyre të matur dhe efikase.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Të ketë njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare
  • Të jetë efikas në shitje apo marketing te produkteve të bankes
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Njohuri bazike në Excel dhe Word te MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

Ofrohet kontratë praktike për gjashtë muaj.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 31.05.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.