Asistent/e i/e Stomatologjisë (2)

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Asistent/e e Stomatologjisë në QKMF ose QMF
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (2) dy
Grada/Koeficienti: 4.8
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Detyrat dhe përgjegjësitë për Asistent/e e Stomatologjisë

  • Të pranon pacientet dhe ti përgatis ata për procedurat e nevojshëm dentalë, të përgatis operacionin për tretman dental me instrumentet dhe materialet e duhura të gatshme dhe të kërkuara nga
  • Të regjistron të gjeturat nga ekzaminimi oral, përgjatë ekzaminimit ose trajtimit të siguron me instrumente dhe material dentistin sipas kërkesave të
  • Të siguron kujdes për-postoperativ për pacientet nder anestezinë lokal apo gjeneral, të pastron gojën e pacientit apo materialet e përdorura gjatë tretmanit,
  • Të pastron dhe dezinfektoj mjetet e përdorura pas tretmanit, të procesion dhe mbaj dosjen e rëntgenit,
  • Të mirëmban dhe ri-furnizoj të mirat dentalë, të performon kujdes rutinor të mjeteve dhe instrumenteve dentalë,
  • Të cakton takime për pacientet, të mbaj të dhëna për trajtimet e pacienteve dhe të caktoj takime për ti-egzminim, të përgatis faktuarat dhe të mbledh të hollat
  • Dhe punët tjera që kërkohen nga

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme të mjekësisë – drejtimi i stomatologjisë;
  • Të jetë i licencuar;
  • Minimum të ketë të mbaruar stazhin e obliguar professional;
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pavarur dhe në ekip;
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter ;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Kopjen e licencës;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.04.2021 deri 30.04.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme

Vende të lira të punës (40)   Prishtinë e re
07/05/2021