
Përshkrimi
BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
Albi Fashion Retail me brendet XYZ, Orsay, Parfois, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Asistent/e i/e Shitjes
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Kryen shërbimin ndaj klientit, kupton dhe shpreh interesim për nevojat e tyre
- Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klientët, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe të përshëndeten me buzëqeshje dhe duke i falënderuar
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja)
- Përkujdeset për vendosjen dhe rregullimin e artikujve në vendet përkatëse sipas udhëzimeve të menaxherit apo merchandiserit.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së Mesme
- Të ketë përvojë pune në shitje
- Njohja e gjuhës angleze
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com. Konkursi do të jetë i hapur nga Data 22.02.2021 deri me Datë 23.03.2021
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen..