
Përshkrimi
Mundësi për Praktikë
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Asistent i Portfolios për Mbështetje të Biznesit për degën në Pejë.
Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:
- Asistimin e Zyrtarëve të Portfolios për NVM në detyrat opearacionale të përditshme
- Kompletimin e dosjeve të klientëve për tu siguruar që të gjitha dokumenetet e nevojshme për produktin bankar që klienti aplikon të skanohen dhe arhivohen me saktësi.
- Asiston Zyrtarët e Portfolios në hapjen e llogarive të klientëve të biznesit, hapjen e E-banking produktit, hapjen llogarive për POS, TEB Mobile, procesimin e transfereve bankare, etj.
- Në baza të rregullta bën promocione dhe vizita tek klientët në terren së bashku me Zyrtartët e Portfolios për NVM
- Promovon produktet dhe shërbimet e bankës tek klientët e biznesit, dhe i udhëzon në përdorimin e kanaleve alternative për shërbimet që TEB Sh.A. ofron.
- Përfaqëson Bank-ën në mënyre të matur dhe efikase.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
- Të ketë njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare
- Të jetë efikas në shitje apo marketing te produkteve të bankes
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
- Njohuri bazike në Excel dhe Word te MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Licencë drejtimi automobili Kategoria B
- Ofrohet kontratë praktike për gjashtë muaj.
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/
Afati i fundit për aplikim është 25.03.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.