
Përshkrimi
RN00008199
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/01/2022
Afati për aplikim: 25/02/2022 - 11/03/2022
Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës, shpall:
KO N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
Institucioni: Komuna e Pejës
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;
Titulli i vendit të punës:
- Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “Xhemajl Kada ” Pejë
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
- Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “7 Shtatori ” Vitomiricë
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
- Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “Haxhi Zeka” Zahaq
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
- Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “Mehmet Shoshi” Llozhan
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
5 . Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “Zef Serembe “ Gllaviqicë
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
- Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :
SHFMU “Hil Mosi “Jabllanicë
- Numri i Pozitave: Një (1);
- Orët e punës: 40 orë në javë
- Periudha e Kontratës: 31.08.2022
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada-Koeficienti – 397.01 euro:
Detyrat Kryesore:
- Ndihmonë fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimit dhe mobiliet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësimi në fushat e aktiviteteve.
- Përgadit materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë;
- Vezhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatit informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
- Promovon arsim gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët ne komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
- Mbikqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
- Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
- Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështet dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin ;
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjellët mirë ndaj nxënësve; 10.Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale.
- Të punojë në shkollat e komunës ku paraqiten rastet e fëmijëve me nevoja të veçanta
Kushtet dhe Kualifikimi për pozitat nga 1 deri në 6 janë :
- Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
- Niveli 5-të Pearson, ( Postsekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore,
- Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it, në fuqi
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti apo çertifikata e lindjes;
- Diploma e noterizuar e fakultetit
- Certifikatën ngaGjykata se nuk është nën hetime(origjinali)
- Letërnjoftimi (kopje)dhe;
- Certifikata të trajnimeve (kopje).
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.
Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data 25.02.2022–11.03.2022.
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Drejtorin Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në
intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të
të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/pejëi/dhe në linkun : https://konkursi.rks-gov.net/.