Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore (3)

komuna decan logo e1612521714314
Komuna Deçan
Publikuar
28/02/2022
Skadon
14/03/2022
Lokacioni
Deçan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008266
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/01/2022
Afati për aplikim: 28/02/2022 - 14/03/2022

Në bazë nenit 67, 68 të Ligjit Nr.06JL-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.037L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 0772017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Deçanit, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Deçan
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Titulli i vendit të punës:

1. Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e Drejtorisë së Arsimit në
Deçan

  • Numri i Pozitave: (3)
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Paga bazë: 397.01 Euro
  • Kohëzgjatja e kontratës: Më kohë të pacaktuar
  • Data e njoftimit: 28.01.2022 - 26.02.2022
  • Afati për aplikim : 28.02.2022 — 14.03.2022

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik:
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit:

Punët detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/mxënës me nevoja të veçanta arsimore:

  • Ndihmon fëmijëtnxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimin dhe mobilitetin, pozitën dhe uljen e nxënësve në klasë
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-s, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim për pjesëmarrje në lojë, stimulimin e të folurit të gjuhës përmes bisedës dhe lojës
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijëtnxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevoja fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor pë mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin
  • Respekton rregullat dhe etiken e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve
  • Informacionet në shkollë i trajton plotësisht konfidenciale.

Kriteret e kualifikimit për Asistent për fëmijënxënës më nevoja të veçanta arsimore:

  • Niveli i 5-të (post-sekondar) i kualifikimit asistent, për fëmijëvnxënës më nevoja të veçanta arsimore

Vërejtje: Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.0572021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 8 paragrafi 6, pika 6.1, “Të gjithë kandidatët e kualifikuar në nivelin e 5-të (post sekondar) të kualifikimit për asistent, për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore ”''i plotësojnë kriteret për punësim”.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta — kopje- shtetësi Kosovare)
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar
  • Trajnime (nëse ka)
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Certifikata e lindjes:

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Afati dhe mënyra e publikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data: 28.02.2022 — 14.03.2022 (16:00)

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet duhet ti shkarkojnë nga portali shtetëror konkursi.rks-gov.net dhe faqen zyrtare të komunës, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim, (Zyrën nr. 52). Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr.52 Kati-3.

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022