
- 5 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Vend i lirë pune në projektin e Binjakëzimit të financuar nga BE, numër KS 16 IPA FI 01 19: Asistent gjuhësor për Këshilltarin Rezident të Binjakëzimit (RTA)
Projekti i Binjakëzimit i Bashkimit Evropian "Ndihmë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit - Direktiva e BE 2006/123 /KE për Shërbime" kërkon të rekrutojë Asistent gjuhësor për Këshilltarin Rezident të Binjakëzimit (RTA) për periudhën nga 9 nëntori 2020 deri më 31 tetor 2022.
Vendi i punës do të jetë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Rruga Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, 10000 Prishtinë
- Paga maksimale bruto: 1.200,00 EUR (varësisht nga ditët e punës)
- Lloji i kontratës: kontratë shërbimi me afat të caktuar.
- Asistenti gjuhësor i RTA-së do t`i raportojë drejtpërdrejt RTA-së dhe do të mbikëqyret nga RTA.
Detyrat:
- Të përkthejë materialet përkatës të shkruara lidhur me projektin nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
- Të ofrojë shërbime interpretimi gjatë misioneve, takimeve, punëtorive, seminareve, trajnimeve, konferencave dhe eventeve të tjera të projektit nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
- Të mbajë dhe të redaktojë procesverbalin e takimeve, punëtorive, vizitave studimore, etj., dhe të shkruaj informatën lidhur me projektin për publikun e gjerë ose palët e synuara të interesit;
- Të ofrojë asistencë në organizimin e ekspertëve afatshkurtër, trajnimeve, konferencave dhe takimeve në Republikën e Kosovës;
- Nëse konsiderohet e nevojshme, të shoqërojë, interpretojë dhe ndihmojë pjesëmarrësit e vendit përfitues gjatë vizitës studimore në Kroaci dhe Gjermani
- Punë ekipore me Asistentin e RTA dhe nëse konsiderohett e nevojshme, të sigurojë mbështetje për menaxhimin e zyrës në aktivitetet që kanë të bëjnë me projektin;
- Të ofrojë mbështetje në hartimin e dokumenteve për dokumentacionin e projektit, në prezantime dhe raportime.
Kërkesat për asistentin gjuhësor për RTA:
- Diplomë universitare;
- Asistenti gjuhësor i RTA nuk duhet të ketë ose të ketë pasur kohëve të fundit (gjashtë muajt e fundit) ndonjë lidhje kontraktuale me administratën përfituese, përkatësisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Republikës së Kosovës;
- Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe në të folur dhe në të shkruar;
- Përvojë në përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
- Shkathtësi me kompjuter (p.sh. Word, Excel, PowerPoint, Internet);
- Asistenti gjuhësor i RTA duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur, si dhe të jetë kontribues i ekipit, të ketë iniciativë dhe fleksibilitet;
- Aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e dokumenteve;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe komunikuese.
Aftësitë e mëposhtme do të konsiderohen përparësi për asistentin gjuhësor për RTA:
- Përvojë në projekte të financuara nga BE, posaçërisht si Asistent gjuhësor për RTA në ndonjë ish-projekt të Binjakëzimit;
- Njohuri mbi sistemin e Kosovës në fushën e projektit (fushën e tregut të brendshëm në Kosovë, sektorin e shërbimeve në Kosovë);
- Njohuri të gjuhës serbe do të jetë e dëshirueshme;
- Përvojë pune në një mjedis ndërkombëtar
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër aplikimi (motivimi) në gjuhën angleze përmes postës elektronike në adresat e mëposhtme: RTA Znj. Iva Dodig Iva.Dodig@mingor.hr dhe twinning@safu.hr deri më 25 Tetor 2020.
Vetëm Kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të ftohen për intervistë. Intervistat do të mbahen në internet përmes Skype. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni e-mail adresat e lartpërmendura.
Projekti i lartpërmendur i Binjakëzimit është projekt i përbashkët i financuar nga BE, implementur nga Republika e Kroacisë që përfaqësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (MEZHQ) dhe Republika Federale e Gjermanisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Marrëdhënieve Ekonomike dhe Energjisë. Implementimi i projektit do të zgjasë 24 muaj.
Qëllimi i projektit është të mbështesë integrimin e Republikës së Kosovës në ekonominë botërore dhe të forcojë rolin e administratës së Kosovës në qeverisjen ekonomike përmes funksioneve efektive rregullatore në përputhje me detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Personi i përzgjedhur do të jetë një konsulent i pavarur i vetëpunësuar sipas një Kontrate Shërbimi dhe do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për pagimin e të gjitha taksave dhe detyrimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe sigurimet shëndetësore dhe sociale. Asistenti gjuhësor i RTA do të kryejë detyrat e tij/saj në bazë të kontratës së lidhur me Agjencinë Qendrore Kroate të Financave dhe Agjencinë Kontraktuese.