
Përshkrimi
RN00008968
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 06/05/2022
Afati për aplikim: 31/05/2022 - 14/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0002352 | RN00008563 | Asistent Ekzekutiv | Profesional 3 | xx | Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë Ligjor
- Institucioni Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
- Nr. i Referencës RN00008968
- Kodi RPC0002722
- Data e njoftimit 06.05.2022
- Afati për aplikim 31.05.2022 - 14.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Sigurimi i mbështetjes së plotë në shërbimet administrative dhe të sektretarisë për Kryetarin e Bordit;
- Mban dhe administron procesverbalet nga mbledhjet e takimet e zhvilluara nga Kryetari i Bordit, dhe menaxhmenti drejtues, sipas kërkesës dhe mbledhjeve të rregullta, konsultative dhe/apo të jashtëzakonshme të Bordit;
- Administron dhe regjistron gjitha shkresat hyrëse dhe dalëse të Autoritetit dhe shërben si zyrtar-e ndërlidhës-e me zyrtarin përgjegjës për menaxhimin e ueb faqes së ARKEP për çështjet e publikimit të akteve obligative që sipas Ligjit apo vendimeve të Bordit parashihen për publikim në faqen e ARKEP;
- Bashkërendon dhe ndërlidh punët sipas nevojës dhe siguron dërgimin e gjitha shkresave hyrëse dhe dalëse për vëmendje të zyrtarëve përgjegjës dhe përfaqësuesve (personave) të kontaktit tek palët e interesit;
- Monitoron dhe përcjell shtypin e shkruar dhe atë elektronik dhe i përcjell për vëmendje të zyrtarëve dhe njësive përgjegjëse lidhur me çështjet me interes dhe të ndërlidhura me mandatin e sektorëve që i rregullon dhe mbikëqyr Autoriteti;
- Mban procesverbalin në takime dhe konferenca të ndryshme si dhe përgatit draft raportet dhe dokumentet e nevojshme për Kryetarin e Bordit;
- Pranon dhe shpërndan korrespondencën e brendshme dhe të jashtme, sipas procedurës së vendosur dhe udhëzimeve të Kryetarit të Bordit;
- Aranzhon udhëtimet zyrtare të Kryetarit të Bordit dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe të kërkuara nga Kryetari apo Anëtarët e Bordit përmes Kryetarit;
- Mbanë ditarin e punës dhe caktimi i takimeve sipas nevojës për Kryetarin e Bordit;
- Kërkon dhe siguron furnizimet e mjaftueshme me material shpenzues për nevojat e Kabinetit të Kryetarit të Bordit;
- Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe sipas nevojës me kërkesën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Aftësi dhe përvojë në planifikim dhe organizim, për zbatimin e njohurive legale dhe administrative ose të specializuara;
- Aftësi për të identifikuar prioritetet, bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë, trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur dhe të ketë aftësi të mira për hartimin e shkresave dhe dokumenteve;
- Të ketë aftësi për të punuar brenda afateve të shkurtra me mbikëqyrje minimale;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word dhe Excel dhe Internetit;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa
- Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Kërkohet diplomë universitare në drejtimin juridik dhe/apo menaxhim administrate publike;
- Së paku tre (3) vite përvojë relevante në pozita të ngjashme në institucionet vendore ose ndërkombëtare;
- Rekomandohet vijimi i trajnimeve të specializuara, preferohet në fushën e administratës publike;
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Aftësi dhe përvojë në planifikim dhe organizim, për zbatimin e njohurive legale dhe administrative ose të specializuara;
- Aftësi për të identifikuar prioritetet, bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë, trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur dhe të ketë aftësi të mira për hartimin e shkresave dhe dokumenteve;
- Të ketë aftësi për të punuar brenda afateve të shkurtra me mbikëqyrje minimale;
- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word dhe Excel dhe Internetit;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe/ose serbe, ndërsa
- Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
//
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen