
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Drejtoria për Shëndetësi-QKMF
- Titulli i pozitës së punës: Asistent/e e stomatologut
- Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
- Koeficienti: 4.80
- Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Përgatit ordinancën stomatologjike- dhe pacientët për punën e dr. Stomatologut;
- Asiston gjatë punës së dr. Stomatologut;
- Kujdeset për higjienën e ordinancës stomatologjike;
- Pastron dhe sterilizon instrumentet dhe mban përgjegjësi për sterilitetin e tyre;
- Mban evidencën e pacientëve dhe materialit që përdoret;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e aparateve në ordinancën ku punon;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së dr. Stomatologut me të cilin punon;
- Ndihmon dhe koordinon bashkëpunimin efektiv ndërmjet shërbimeve stomatologjike;
- Ndihmon dhe zhvillon sistemin informativ stomatologjik, raporton për punën e bërë.
Kushtet:
- Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme/asistent i stomatologut
- Përvojë pune të paktën 6 muaj ose praktikë profesionale të kryer
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes
- Dy rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
- Çertifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshminë e penalitetit).
Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 08.02.2021 deri më datën 22.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net. Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.