Asistent/e Administrativ/e

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1563193998794
Komuna e Skënderajt
Publikuar më
12/06/2020
Qyteti
Skënderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zyra e Personelit në bazë të kërkesës se Drejtorisë për Gjeodezi Kadastër dhe Prone nr.05-111701-001 7056720 dt.03.06.2020, duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit mbi Shërbimin Civil nr.037L-149,dhe në Ligjin nr:041L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe duke u bazuar në nenin 18 të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbime Civil nr.0272010 , me qellim të ofrimit të shërbimeve të veçanta me datën 10.06.2020 shpallë:

Konkurs
Për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emrii Institucionit: Komuna e Skenderajt— Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë
Pozita e punës: Asistent Administrativ
Kodi Buxhetor: 65315
Kategoria funksionale: Niveli administrativ
Grada e vendit të punës: 350 Euro
Lloji i vendit të punës: I jo karrierës, më orar të plotë(40) orë.
Kohëzgjatja: 6 Muaj
Raporton: Drejtori
Vend ndodhja- Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë

Përshkrimi i detyrave te punës:

  • I regjistron lëndet dhe përcjell arkivimin e të dhënave dhe afateve të metutjeshme për punët dhe detyrat e caktuara,
  • Bënë regjistrimin e certifikatave dhe i lëshon certifikatat
  • Mban evidencën e tyre dhe i vërteton ato
  • Bënë regjistrimin e kopjeve te planit, mban evidencën e tyre dhe i verteton
  • Pranon posten dhe bënë shprëndarjen e lëndëve tek udhëheqësi i sektorit
  • Pranon Udhëheqë dhe rregullon arkivin dhe i kryen të gjitha punët tjera të arkivit,
  • Udhëheqë dhe i kryen të gjitha punët ne intranet
  • Kryen edhe punë tjera ne bazë legjislacionit ne fuqi dhe te cilat i kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe

Kualifikimi: Përgatitja profesionale - Shkolla e mesme minimumi 2 vite përvojë pune ne fushën përkatëse teknike ose administrative.

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t'i plotësoj kushtet si në vijim:

  • CV
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Certifikata e lindjes
  • Kopje letërnjoftimit te lëshuar nga MPB e Republikës se Kosovës
  • Certifikatën qe nuk jeni te dënuar dhe nen hetime nga Gjykata
  • Njohurit te mira komunikuese njohja e gjuhëve zyrtare ne baze te legjislacionit ne fuqi
  • Njohuri të mira menagjuese, komunikimi i mire kolegial, te punoi ne shoqëri multietnike, si dhe i gatshëm te punon nen presion.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të cilët kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike, nga dita e publikimit.

Aplikacionet mund ti merrni në Zyrën pritës (QSHQ) të Komunës së Skenderajt.Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën pritëse QSHQ të komunës se Skenderajt, një kopje mbetet në arkiv dhe nuk kthehet.

Procedura e konkurrimit: Është e hapur për kandidatët e jashtëm

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 031L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04)L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (2)   Malishevë e re
20/10/2020
Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë e re
19/10/2020