
Përshkrimi
RN00008902
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 01/06/2022 - 12/06/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0002359 | RN00008570 | Asistent Administrativ 3 | Profesional 4 | 5 | Komuna Gjakovë
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
- Institucioni Komuna Gjakovë
- Nr. i Referencës RN00008902
- Kodi RPC0002664
- Data e njoftimit 29.04.2022
- Afati për aplikim 01.06.2022 - 12.06.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve lidhur me fushëveprimin e sektorit për Kadastër dhe Gjeodezi;
- Përgjigjet pyetjeve lidhur me sektorin dhe drejtorinë, orienton palët për realizimin e kërkesave të tyre si dhe jep informacione tjera;
- Mirëpret palët në institucion, përcakton qëllimin e vizitës së palëve dhe i njofton zyrtaret përkatës të institucionit lidhur me vizitorin;
- Pranon dhe regjistron postën zyrtare dhe adreson tek personat apo njësit organizative përkatëse të institucionit;
- Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe ofron mbështetjen administrative ne realizimin e tyre;
- Kryen punë administrative të cilat hynë në fushëveprimin e DGJKP-së;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me to.
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
- Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel).
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
- Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Secili kandidat i suksesshëm nga konkursi për pranim mund të emërohet në shërbimin civil vetëm në pozitën në të cilën i përmbush kërkesat e përgjithshme formale (Kredi/ECTS) sipas konkursit për lëvizje brenda kategorisë.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen