Asistent/e administrativ/e (2)

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
21/10/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira

Kodi  RPC0000690 | RPC0000691
Nr. i Referencës RPC0000690  RN00006816
Titulli i pozitës Asistent Administrativ 4 | Asistent Administrativ 4
Klasa e pozitës Profesional 3 | Profesional 3
Koeficienti 5.5 | 5.5
Institucioni Komuna Prishtinë | Komuna Prishtinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00007687
Kodi RPC0001507
Data e njoftimit 01.10.2021
Afati për aplikim 22.10.2021 - 29.10.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Ofron mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat,  skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për drejtorin dhe ;20%  
  2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet  agjendat dhe e-malet sipas kërkesës dhe rekomandimeve të drejtorit; 20 %  
  3. Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së drejtorit si dhe kujdeset për  mirëmbajtjen e saj ; 15%  
  4. Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave  tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të drejtorit: 15%  
  5. Mban kontakte në emër të drejtorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë  ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave; 10%  
  6. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të drejtorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë  problemi administrativ dhe teknik; 10%  
  7. Kujdeset për sigurimin e mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së drejtorit dhe  plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të  nevojshme ;5%  
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5 %  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:  

Diplomë universitare, ( juridik, administrim publik) 

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Prano njoftimet me email