
Përshkrimi
Duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë, me datë 30.03.2022 shpallë:
K O N K U R S
(Për plotësimin e vendit të lirë të punës, punë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi )
Një (1) Asistent/e i/e Kryeshefit Ekzekutiv
Përshkrimi i detyrave dhe përgjejgësive të punës:
- Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës
- Mban rregull për pranim të palëve dhe punonjësve të kompanisë për hyrje te Kryeshefi Ekzekutiv
- Mban evidencë për ftesa dhe mbledhje të ndryshme të institucioneve dhe organeve tjera, për ta njoftuar Kryshefin Ekzekutiv,
- Përgaditë në mënyrë teknike materialin e Bordit të Drejtorëve,
- Sipas urdhërit të Kryeshefit Ekzekutiv i fton palët dhe zyrtarët e institucioneve dhe organeve tjera në rast nevoje për qëllime të ndryshme,
- Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Kryeshefit Ekzekutiv .
- Për punën që kryen i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Kushtet për punësim(edukimi i kërkuar):
- Përgaditja profesionale/shkollore: Baçelor,
- Përparësi përgaditja profesionale shkollore në Komunikim Masiv ose Administratë Publike,
- Përvoja e Punës: Së paku 1 vit (e preferueshme),
- Njohja e gjuhës angleze (Obligative),
- Shkathtësi të mira kompjuterik, word, Excel,
- Aftësi komunikuese me Departamente.
Paga mujore: sipas Rregullores mbi ndarjen e te ardhurave.
Dokumentet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj (CV-në), kopjen e diplomës përkatëse e noterizuar, referencat dhe çertifikatat- të lindjes, shëndetësore, të trajnimeve, të mos jetë nën hetime dhe i dënuar apo i dënuar me kusht, letërnjoftimi kopja, dëshmi mbi përvojën e punës etj.
Dokumentacioni dorëzohet i fotokopjuar dhe i njëjti nuk u kthehet aplikantëve.
Aplikacionet merren dhe i tërë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Drejtorin e KRUM-së. Aplikacionet mund ti merrni edhe në Web faqen e kompanisë. Dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në:
Drejtorinë e KRUM-së.
Rr. Liqeni
Suhodoll-Mitrovicë