Asistent Administrativ

ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

KONKURS 

  • Titulli i vendit të  punës: Asistent Administrativ
  • Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada A
  • Nr. referencës së vendit të punës; 0057
  • Vendi; SHPFSK

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike  
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve  me rëndësi për  departamentin
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në     zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga  menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat standarde teknike ose administrative.

Proceduarat e konkurrimit:

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar:

Shkolla e Mesme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Trajnime profesionale.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord, Excel)
  • Pervojë pune në fushën e administratës
  • Njohja e gjuhës shqipe apo serbe,
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

  • Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
  • Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
  • Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
  • Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

Kohëzgjatja e emërimit  

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes. 
  • Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020. 
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508.

⇒ Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë e re
19/10/2020
15/10/2020
15/10/2020