Asfaltues (7)

npbp e1560498101573
NPBP
Publikuar më
19/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Asfaltues  (7 pozita)
Nr. i referencës: NPB/DIU/09.13
Lloji i Pozitës: Asfaltues
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar (përvoja provuese 6 muaj)Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
I përgjigjet: Kryepunëtorit të terenit

Detyrat e përgjithshme:

  1. Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori i Grupit dhe Udhëheqësi i Divizionit që kanë të bëjnë me Divizionin për Interevenime Rrugore (më tutje DIRR);
  2. Koordinon punët me punëtorët tjerë së bashku me Kryepunëtorin e Grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DIU-në;
  3. Bashkëpunon ngushtë me Kryepunëtorin e Grupit për përmbushjen e objektivave të DIU-së;
  4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me kryepunëtorin e grupit dhe anëtarët e tjerë të grupit;

Detyrat Specifike:

  1. Kryen punët e Departamentit të Intervenimeve Urgjente në operimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore që kërkohen nga udhëheqësi i Divizionit;
  2. Është përgjegjës për të gjitha punimet të cilat i kryen grupi;
  3. Është përgjegjës per mbarëvajtjen e të gjithë procesit të punës së grupit;
  4. Bën evidentimine e gropave në rrugë dhe trotuare, prerjen dhe pastrimin e gropave, spërkatjen me emulsion të gropave, mbushejn me asfalt, ngjeshjen e asfaltit, rrafshimin e rrugëve dhe trotuarëve me zhavor, shtrimin e kubëzave, pllakave, vendosjen e anësoreve prej betonit, shenjimin vertikal dhe horizontal të rrugëve, mirëmbajtjen e shenjave të komunikcionit etj.
  5. Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët të cilat i kryen;
  6. Raporton për punët e kryera te kryepunëtori i grupit dhe udhëheqësi i njësisë.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  1. Udhëheqësi i Divizioni mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB;
  2. Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’i zëvendësojë dhe të kryej detyrat tjera;
  3. Kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me përshkrimin e detyrave të punes si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Bartësi i vendit të punës duhet të dëshmojë së paku 2 vjet përvojë pune në lëminë e punëve ndërtimore dhe së paku 1 vit punë në punë të asfaltit;
  • Patent shofer kategoria-B.

Aftësitë:

  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë në asfaltim;
  • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për siguri në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

Kualifikimet e preferueshme:

  • Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale;
  • Preferohet diploma e shkollës së mesme profesionale në ndërtimtari;
  • Patentshofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të rënda të punës.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume dhe dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën nën hetime;
  • Çertifikatën mjeksore

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 19.01.2021-02.02.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.