
Përshkrimi
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin e Thesarit, KESCO SH.A. më datë 06.04.2022 shpall konkurs pune:
Pozicioni i punës: Arkëtar/e
Lokacioni: Klinë (1), Malishevë (1), Kamenicë (1), Shtime (1), Lipjan mobile (1)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Ofron shërbim pozitiv ndaj konsumatorëve duke u kujdesur për kërkesat e tyre;
- Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësie që mund të kenë;
- Regjistron dhe realizon pagesat e energjisë elektrike dhe shërbimeve tjera të cilat faturohen në emër të konsumatorëve;
- Kryen pagesat me para të gatshme apo përmes instrumenteve tjera bankare;
- Kontrollon dhe barazon mjetet e mbledhura me vlerat e regjistruara në modulin e shfrytëzuar për arkëtim;
- Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
- Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
- Kujdeset për një mjedis pune të sigurt dhe të pastër duke respektuar procedurat dhe rregulloret e kompanisë;
- Asiston në përpilimin dhe implementimin e raporteve të Thesarit;
- Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
- Kujdeset të ruaj dhe arkivoj çdo dëftesë pagese të nënshkruar nga dyjat palët;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Shkolla e mesme, drejtimi me përmbajtje të theksuar Ekonomike dhe Financiare;
- Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozitën e njëjtë;
- Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
- Njohuri të avancuara të paketës së MS Office dhe programve tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
- Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
- Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme: 1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 12.04.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
- KESCO ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.