Arkëtar/e (5)

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini SHA
Publikuar
16/02/2022
Skadon
01/03/2022
Lokacioni
Pejë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë, KRU “ Hidrodrini “ Sh. A.- Pejë, publikon këtë :

KONKURS

Pozita : Arkëtar/e
Ekzekutues: 5 (Pesë).
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Nën mbikëqyerjen e Zyrtarit Kryesor Financiar

Detyrat e Arkatarit/es:

  • Kryen arkëtimin me para të gatshme ne llogaritë e kompanisë nga konsumatorët
  • Bënë deponimin e mjeteve ne llogarit bankare të kompanisë dhe në arken kyresore te kompanisë
  • Ruan deftesat e printuara me kujdes
  • Ka pergjegjesi të plot në mbajtjen e azhuritetit te arkes si dhe ruajtjen e paras së gateshme
  • Aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin

Procedurat për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të njëjtit t'ia bashkangjitin këto dokumenta :

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Biografinë (CV) e detajuar
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel).

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë
Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini “ nr.156 — Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpalljet e ngjashme

Arkëtar/e   Mitrovicë
19/05/2022