Arkëtar/e

Komuna Mitrovicë e Jugut
Publikuar
19/05/2022
Skadon
02/06/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008874
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/04/2022
Afati për aplikim: 19/05/2022 - 02/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001048 | RN00007196 | Arkëtar | Profesional 3 | 6 | Komuna Mitrovicë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Mitrovicë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Buxhetit
  • Institucioni Komuna Mitrovicë
  • Nr. i Referencës RN00008874
  • Kodi RPC0002637
  • Data e njoftimit 28.04.2022
  • Afati për aplikim 19.05.2022 - 02.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me mbikëqyrësin për zbatimin e planit të  punës;  
  2. Menaxhon dhe mirëmban të gjitha transaksionet e parasë së gatshme në institucion; 
  3. Kujdeset për sigurinë e të gjitha parave të gatshme në institucion;  
  4. Planifikon dhe kontrollon të gjitha shpenzimet e parasë së gatshme;  
  5. Mban evidenca për shpenzimet e parasë së gatshme dhe i sistemon ne regjistrator përkatës;  
  6. Rishikon raportet, format, dhe të dhënat për saktësinë, plotësinë, dhe përputhshmërinë e tyre lidhur me  shpenzimet e parave të gatshme;  
  7. Përgatit raportet e parave te imta, dhe përgatit raport lidhur me gjendjen e arkës ;  
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to, drejtimi nga fusha ekonomike, . 
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;   
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë  informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve 
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit 
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende • 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri nga fusha përkatëse; 
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar punën me eprorin dhe stafin;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Komunikimi, vendimmarrja dhe bashkëpunim. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...