Aplikim për përfitim nga Masa 10

kosovo logo 150x150 1
Agjencia për Barazi Gjinore
Publikuar më
19/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Organizata Jo-Qeveritare, Biznese

Përshkrimi

Aplikimi për përfitim nga Masa 10 “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi”

“Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2020“

Situata e krijuar me COVID 19 ka shtyrë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ndërmarr masa për rimëkëmbje ekonomike, me qëllim të adresimit të kësaj sfide. Qeveria e Kosovës ka hartuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili derivon nga Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020-2023, i aprovuar në Qeveri më 05.06.2020 me nr.01/02, ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik të vendit në situatën e krijuar nga COVID-19.

Qeveria ka aprovuar vendimin Nr.01/23 datë 13.08.2020, Masën 10 “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi“ dhe obligon Agjencinë për Barazi Gjinore institucion përgjegjës për zbatimin e kësaj mase.

Masa 10 reflekton frymën dhe në konceptin e zbatimit të Programit të Qeverisë për Kosovën 2020-2023 përkitazi me synimet për promovimin e barazisë sociale, fuqizimit socio-ekonomik të grave, zhvillimit të qëndrueshëm gjithëpërfshirës, punësimit të të rinjve dhe grave, edukimit parashkollor dhe edukimit cilësor gjithëpërfshirës të djemve dhe vajzave. Njëkohësisht, masa 10 është në zbatim të drejtpërdrejtë me synimet e rritjes gjithëpërfshirëse dhe edukimit parashkollor të nënvizuara në Strategjinë Zhvillimore të Kosovës dhe në përputhje me një seri aktivitetesh të shprehura në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020 2024.

Target grupet dhe ndarja e fondeve

Grupi i parë që do të përfitoj nga ky fond përmes Masës 10 përfshinë: Institucionet e arsimit parashkollor privat (çerdhet dhe kopshtet private) dhe institucionet e arsimit parashkollor të regjistruara si OJQ (çerdhet dhe kopshtet private), të licencuara nga MASH. Shuma e totale për zbatimin e Masës 10 është 1 milion euro për fazën e parë të zbatimit të kësaj mase. Agjencia për Barazi Gjinore ruan të drejtën e shpërndarjes së fondeve në bazë të nevojave, numrit të përfituesve dhe baraspeshimit të vlerave totale në shpërndarje.

Kriteret e financimit dhe dokumentacioni i kërkuar nga aplikuesi

Kriteret e financimit, kategoritë për përfitim dhe dokumentacionin e kërkuar nga aplikuesi i gjeni ne formularin e aplikimit në vegzën ( linkun) e vendosur ne web faqen e ABGJ

Procedurat e pagesës

Procedurat e pagesës do të jenë pjesë e kontratës së nënshkruar në mes Autoritetit Kontraktues (ABGJ) dhe përfituesit. Çdo rast mashtrimi apo përpjekjeje mashtrimi te qëllimshëm do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi të RKS

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e planifikuar e projektit që financohet nga ABGJ, dhe afatet e monitorimit, do të parashihen me kushtet e kontratës .

Te gjitha institucionet e arsimit parashkollor qe operojnë si biznese private dhe OJQ duhet te dorëzojnë aplikimin e plotësuar ( FORMULARIN) për shqyrtim dhe aprovim.

Dorëzimi i aplikacionit

  • Për arsye të situatës së afektuar nga pandemia i gjithë aplikacioni do të jetë online
  • Formulari i aplikimit, me dokumentacionin përcjellës të kërkuar, mund të dorëzohet vetëm tek një nga zyrtaret/ët e ABGJ .
  • Nëse e keni dorëzuar aplikacionin tek njëri nga mos e ri dërgoni tek ndonjë nga adresat e tjera të zyrtareve / ëve të shënuar më poshtë sipas
  • Aplikacioni i juaj konsiderohet i dorëzuar vetëm në momentin kur keni pranuar konfirmimin nga zyrtari përkatës tek i cili keni dorëzuar aplikacionin me dokumentacionin e kërkuar.
  • Dorëzimi i aplikacionit bëhet sipas regjioneve në të cilat ushtrohet veprimtaria e aplikuesit në email adresat e poshtëshënuara:

Regjioni i Prishtinës- formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek:

Jehona.Berbati@rks-gov.net ose Adelina.L.Kajtazi@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 276

Regjioni i Mitrovicës-formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Albana.Lumi@rks-gov.net Tel: 038 200 14 276

Regjioni i Ferizaj dhe Gjilanit - formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Saranda.Zogaj@rks-gov.net Tel: 038 200 14 274

Regjioni i Pejës dhe Gjakovës - formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Fatime.Bajraktari@rks-gov.net Tel: 038 200 14 274

Regjioni   i   Prizrenit - formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Bujar.I.Uka@rks-gov.net Tel: 038 200 14 276

Gjeni ne web faqe  vegzën  ( linkun) formularit me: kriteret, dokumentacionin përkatës të kërkuar dhe kërkesat e detajuara për aplikim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga data e njoftimit. Afati i fundit për dorëzim është data 30 Tetor 2020 para orës 24:00 në mesnatë.

https://abgj.rks-gov.net/publikimet/108/shpalljet-dhe-njoftimet

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020
23/11/2020
21/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020