Anëtarë të Komisionit Vlerësues për projekte në fushën e rinisë (10)

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

FTESË PËR APLIKIM

për anëtarë të Komisionit Vlerësues për projektet e OJQ-ve në fushën e rinisë

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në Nenin 8, paragrafin 3.2 parasheh që pjesë e çdo Komisioni Vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjes publike, duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.

Për këtë qëllim MKRS fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit Vlerësues për të vlerësuar projekt-propozimet e dorëzuara nga OJQ-të, sipas thirrjeve publike në Departamentin e Rinisë.

Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fuqizimin e të rinjve, punësimin apo edukimit jo-formal, për të rinjtë iu mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësi të:

  • përfaqësues nga OJQ-të – pesë (5) anëtarë;
  • përfaqësues në cilësinë e ekspertit- pesë (5) anëtarë.

Të drejtë aplikimi kanë:

  1. Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  2. Njohësit e fushës rinore.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një CV;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Përfaqësuesi nga OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë.

Një OJQ-ja nuk mund të nominojë më shumë se një kandidat për përfaqësues për vlerësim të projekt-propozimeve.

Përfaqësuesit e lartëpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 13.04.2021.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: Leotrim.gashi@rks-gov.net ; emine.sylejmani@rks-gov.net  deri me datën 30.04.2021 dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

MKRS do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike do të janë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjeve publike në fushën e rinisë.

Listime të ngjashme

27/07/2021
22/07/2021
Roje Objekti   Podujevë
22/07/2021
21/07/2021