Anetarë të komisionit vlerësues (2)

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
23/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Shpallje për aplikim

Bazuar në Vendimin nr. 609/2020 të datës 09.07.2020, të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për thirrjen publike për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

  • Një përfaqësues nga OJQ-të
  • Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

Përfaqësuesit e lartcekur, do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për avancimin e pjesëmarrjes së të rinjëve, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës 10 Korrik 2020.

Afati për aplikim është deri me datë, 30.07.2020. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën si vijon: imran.rasimi@rks-gov.net dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

Shpallja e plote e konkursit.