Anëtarë të Komisionit Shtetëror të Pranimit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Punëve të Brendshme
Publikuar më
01/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të  paragrafit 2.2 të nenit 41 të Ligji nr. 06/l -114 për zyrtarët publikë dhe nenit 9 të Rregullores nr.15/2020 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, ftohen ekspertët nga organizatat e specializuara të licencuara në Ministrinë përkatëse për Punë dhe Mirëqenies Sociale për kategorinë D dhe E  të aplikojnë për:

  • Anëtarë të Komisionit Shtetëror të Pranimit

Kandidatët për anëtarë të komisionit duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi, për edukimin e marr jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës. Së paku njëri nga anëtarët duhet të posedoj specializim në gjuhë zyrtare dhe komunikim.
  • të kenë përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues
  • të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pese (5) vitet e fundit
  • të kenë integritet moral dhe profesional;
  • të mos kenë qenë të dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale
  • të mos jenë të punësuar në shërbimin civilë, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

Kandidatët për anëtarë duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Biografinë (CV-në)
  • Deklaratën nën betim për saktësinë e të dhënave dhe plotësimin e kriterit të fundit;
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është i dënuar dhe nuk është nën hetime
  • Dëshminë e kualifikimit profesional (diplomën e fakultetit) dhe përvojës së punës;
  • Kopjen e pasaportës ose të letërnjoftimit.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes postës elektronike (emalit) dhe dokumentet e kërkuara t’i dërgojnë në emal adresën: arben.kqira@rks-gov.net

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues,

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë personat e gjinive të ndryshme dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e shpalljes  të aplikojnë.

Kandidatët do të kenë mandat dy vjeçar dhe për punën e tyre do të kompensohen ë 250 Euro e për secilën procedurë të konkurrimit.

Shpallja mbetet e hapur nga data 01.12.2020. deri më 04.12.2020 në ora 16:00.

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200 30 023  ose emal adresën: arben.kqira@rks-gov.net si dhe të shikoni legjislacionin në linkun: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=25839 dhe https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=25839

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Roje   Pejë e re
20/01/2021
Inxhinier i Mekanikës   Pejë e re
20/01/2021
20/01/2021