
Përshkrimi
DREJTORIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE
Prizren, 17.05.2022
THIRRJE PUBLIKE
Për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve
Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr: 0412017 mbi kriteret, standardet dhe
procedurat financimit publik të OJQ-ve në Nenin $, paragrafin 3.2 që pjesë e çdo Komisioni
Vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjes publike duhen të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve
Për këtë qëllim DPMS-ja fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisioni Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të
Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale dhe që kanë përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale mund të
aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësi të :
1. Një përfaqësues nga OJQ-të
2. Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit
Të drejtë aplikimi kanë :
- Të angazhuarit në Organizatat jo-qeveritare aktive që veprojnë në Komunën e Prizrenit
- Ekspert të pavarur të cilët kanë përvojë pune që ndërlidhet me hartimin dhe menaxhimin e
projekteve në shërbime sociale
Kanditatët duhet të plotësojnë këto kushte :
- Duhet të kenë të diplomë universitare
- Të ketë përvojë në hartimin dhe menaxhimin e projektetve të OJQ-ve te shërbimeve sociale
- Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjajshme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Një CV
- Përfaqësuesi nga OJQ-të duhet të dorëzoj një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së në
të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë - Përfaqësues në cilësinë e ekspertit duhet të kenë diplomë universitare
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen, në adresën e mëposhtme
Komuna e Prizrenit
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Sporteli nr 1-5 në ndërtesën e Komunës, 20000 Prizren
Afati i apikimit nga data 17.05. 2022 deri më datën 27.05.2022
Komisioni i themeluar nga DPMS-ja do t'i vlerësoj të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues për subvencionimin e Ojq-ve për vitin 2022.