Anëtarë të komisionit për vlerësim (2)

50x50 gjilan komuna
Komuna Gjilan
Publikuar
11/02/2022
Skadon
25/02/2022
Lokacioni
Gjilan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet  dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport  shpall: 

THIRRJE PUBLIKE 

Për anëtarë të komisionit për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve dhe  individëve të pranuara sipas thirrjes publike të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe  Sport 

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave Nr.: 04/2017 mbi kriteret, standardet  dhe procedurat financimit publik të OJQ-ve në Nenin 8, paragrafin 3.2 që pjesë e çdo  Komisioni Vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas  thirrjes publike duhen të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke  përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve. 

Për këtë qëllim DKRS-ja fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në  cilësinë e anëtarit të Komisionit Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e  dorëzuara nga OJQ-të, sipas thirrjes publike në DKRS të datës 11.02.2022 të publikuar  nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. 

Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale dhe që kanë  përvojë në shoqëri civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e Kulturës  mund të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësi të:  

  1. Një përfaqësues nga OJQ-të. 
  2. Një përfaqësues në cilësinë e ekspertit. 

Të drejtë aplikimi kanë:  

  • Të angazhuarit në Organizatat jo-qeveritare aktive që veprojnë në Komunën e  Gjilanit
  • Ekspert të pavarur të cilët kanë përvojë pune që ndërlidhet me hartimin dhe  menaxhimin e projekteve në fushën e Kulturës.

Kanditatët duhet të plotësojnë këto kushte:  

  • Duhet të kenë të diplomë universitare.
  • Të ketë përvojë në hartimin dhe menaxhimin e projektetve të OJQ-ve kulturore.
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjajshme në  administratën shtetërore.  

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente: 

  • Një CV.
  • Përfaqësuesi nga OJQ-të duhet të dorëzoj një letër nominimi nga udhëheqësi i  OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në  organizatë.
  • Përfaqësues në cilësinë e ekspertit duhet të kenë diplomë universitare (të artit).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen, në adresën e mëposhtme: 

Komuna e Gjilanit
Qendra për shërbim me qytetarë, ndërtesa e Soliterit, kati I. 

Afati i apikimit nga data 11.02.2022 deri më datën 25.02.2021  

Një Komision i themeluar nga DKRS-ja do t’i vlerësoj të gjitha aplikacionet e pranuara  dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike që  do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve  për vitin 2022. 

Shpalljet e ngjashme