Anëtarë të Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë (OJQ)

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Punëve të Brendshme
Publikuar më
06/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PËR APLIKIM

për anëtarë këshilli

Në mbështetje dhe paragrafit 3 të nenit 49 të Ligji nr. 06/l -114 për zyrtarët publikë dhe nenit 23 të Rregullores nr.15/2020 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, ftohen përfaqësues të shoqërisë civile - OJQ-ve të regjistruara të aplikojnë për

  1. Anëtarë të Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë

Kandidatët për anëtarë të këshillit duhet të jenë personalitete të pavarura me përvojë profesionale dhe integritet të mirënjohur, dhe t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi, për edukimin e marr jashtë vendit duhet të bëhet nostrifikimi i diplomës.
  • të kenë përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues
  • të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pese (5) vitet e fundit
  • të kenë integritet moral dhe profesional;
  • të mos kenë qenë të dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale
  • të mos jenë të punësuar në shërbimin civilë, të mos jenë të larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në

Kandidatët për anëtarë duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Biografinë (CV-në)
  • Deklaratën nën betim për saktësinë e të dhënave dhe plotësimin e kriterit të fundit;
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është i dënuar dhe nuk është nën hetime
  • Dëshminë e kualifikimit profesional (diplomën e fakultetit) dhe përvojës së punës;
  • Kopjen e pasaportës ose të letërnjoftimit.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes postës elektronike (emalit) dhe dokumentet e kërkuara t’i dërgojnë në emal adresën: Rrahman.Zahiti@rks-gov.net

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues,

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë personat e gjinive të ndryshme dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e shpalljes të  aplikojnë.

Kandidatët do të kenë mandat pesë vjeçar dhe për punën e tyre do të kompensohen 250 Euro e për secilën procedurë disiplinore.

Shpallja mbetet i hapur nga data 05/11/2020 deri më 12/11/2020 në ora 16:00.

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200 30 023 ose emal adresën: Rrahman.Zahiti@rks-gov.net si dhe të shikoni legjislacionin në linkun: https://gzk.rks- gov.net/ActDetail.aspx?ActID=25839 dhe https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=25839

Shpallja e plote.