Anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (8)

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar më
19/07/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ligji për RTK-në i mundëson çdo individi i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara me Ligj që të aplikoj për anëtarë të Bordit të RTK-së. Në bazë të Nenit 26 të Ligjit për RTK-në, procedurat për aplikim janë të paraqitura në vijim:

  1. Pas shpalljes publike, RTK i vë në dispozicion të gjithë të interesuarve Pakon për Aplikim e cila përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme pёr aplikim.
  2. Kandidatët e interesuar duhet bashkengjitur edhe dokumenetet në vijim:
  • Një kopje të CV-së;
  • Një Letër Motivuese;
  • Një kopje të letërnjoftimit;
  • Një kopje të çertifikatës së lindjes;
  • Dëshmitë e kualifikimit;
  • Dëshmi që nuk është nën hetime;
  • Tre letra të referencës.

Afati për dorëzimin e Aplikacioneve

Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet prej datës 19 Korrik 2021 deri më 02 Gusht 2021, deri në orën 16:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht (jo përmes postës elektronike), në kovertë të mbyllur, në ndërtesën e RTK-Televizionit të Kosovës, në Zyrën e Administratës nr. 71, Rr. Xhemajl Prishtina 12, 10000 Prishtinë.

- Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes telefonit në 038 230 119 dhe përmes e-mailit në administrata@rtklive.com.

Shpallja e plotë.