Anëtarë në panelin për rekrutim

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
06/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Thirrje publike për Organizatat e Shoqërisë Civile- për anëtarë në panelin për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen në kuadër të projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

Zyra e Kryeministrit, u bënë thirrje publike përfaqësuesve te  Organizatave të Shoqërisë Civile që të aplikojnë  për anëtarë në panelin për Rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen në kuadër të projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në kuadër të panelit intervistues është përcaktuar që të jetë pjesë edhe një përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile.

Paneli intervistues ka për obligim kryerjen e procedurave të intervistimit për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen për projektin kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Organizatat e Shoqërisë Civile , në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me propozimet e tyre për anëtarë të panelit intervistues.

KRITERET PER APLIKIM NGA ANA E OJQ-VE

  • Te drejte nominimi kanë të gjitha OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një (3) vite para datës së publikimit të thirrjes publike;
  • OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se përfaqësuesit e propozuar nga ana e tyre kanë përvojë dhe janë të fokusuar në fushën prioritare të thirrjes publike;
  • Të dëshmojnë angazhimin e tyre në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar;
  • Fushëveprimi i organizatës duhet të jetë transparenca/llogaridhënia dhe luftimi i korrupsionit.

KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE

  • Përvojë së paku tri vite në organizatë (përvoja duhet të jetë në organizatën nominuese)
  • Përkushtim në promovimin e parimeve të bashkëpunimit ndër-sektorial të hapur, transparent dhe të strukturuar.
  • Përvojë të dëshmuar në fushën prioritare të thirrjes;
  • Njohja e gjuhës angleze. 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR NOMINIM OJQ-TE

Për të nominuar përfaqësuesit e tyre OJQ-të duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së;
  • Një faqe a4 rreth fushëveprimit te organizatës me dëshmi e referenca për fushëveprimin dhe përvojën e organizatës;
  • Një letër motivuese (maksimum 1 faqe a4) te kandidatit/es se pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj task-force;
  • Cv-në e kandidatit/es së nominuar nga organizata.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është  09.07.2020 ora 17:00

Nominimin tuaj ( me te gjitha dokumentet e kërkuara) mund ta dërgoni përmes email ne info@civikos.net, ose përmes postes adresa: Rr. Bedri Pejani 7/A 10000 Prishtinë. Për shkak të situatës me Covid-19 nuk do te pranohen aplikacionet fizikisht ne zyre. Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të përzgjedhjes, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.

NË RAST TË PROCESIT TË VOTIMIT

Në rast se kemi më shumë se një kandidat/e që i plotësojnë kriteret atëherë CiviKos do të organizoj proces të votimit të hapur dhe transparent;

Pas finalizimit të kandidateve që i plotësojnë kriteret nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim, secila organizatë mund të votojë për 1 kandidatë për përfaqësues të OSHC-ve. Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail në info@civikos.net ,  ose postë të rregullt ( Adresa: Rruga Bedri Pejani 7/A 1000 Prishtinë. Për shkak të situates me Covid-19 votimi nuk do të jetë i mundur në zyre të CiviKos.

Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së. Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos, dhe përfaqësues të ZKM. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni do të numërojë fletëvotimet për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OSHC-ve në këtë task-forcë do të përcaktohet me short në mes tyre. Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OJQ-të-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe të interesuar të tjerë. Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i grave, anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të nën-përfaqësuara.

Listime të ngjashme

Edukator/e për kopsht (2)   Hani i Elezit e re
01/10/2020
Edukator/e (2)   Hani i Elezit e re
01/10/2020
01/10/2020
23/09/2020