
Përshkrimi
07.04.2022
KONKURS
Për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare nga regjistri i profesionistëve
Ftohen të gjithë profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare, të aplikojnë për t'u zgjedhur anëtarë në Këshillin e Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare (KPSHSF).
Obligimet dhe përgjegjësitë e KPSHSF-së
- Për mirëmbajtjen e standarteve dhe disiplinës profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
- Shërben si organ regjistrues dhe licencues për profesionistët që punojnë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
- Mirëmban regjistrin e profesionistëve të shërbimeve sociale dhe familjare, që janë të licencuar për të ushtruar veprimtarinë në Kosovë;
- Licencon trajner në fushën e shërbimeve sociale dhe mund të autorizoi ekspert vendor nga radhët e veta dhe jashtë tij në ofrimin e trajnimit për profesionistet e shërbimeve sociale dhe familjare;
- Këshilli mund të ketë rolin edukativo-arsimor për të gjithë profesionistet të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare të cilat merren me shërbime sociale dhe familjare;
- Këshilli përmes trupave të tij vendos se kush mund të jetë i licencuar si profesionist specialist i shërbimeve sociale dhe familjare;
- Përcakton kriteret për zhvillimin profesional, për ofruesit e shërbimeve sociale e familjare.
- Shqyrton ankesat e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;
- Vendos për sanksione disiplinore që duhet zbatuar, duke përfshirë edhe heqjen e profesionisteve të shërbimeve sociale dhe familjare nga regjistri etj.
- Kohëzgjatja e mandatit të anëtareve të KPSHSF është katër (4) vjet me mundësi ri zgjedhje edhe për një mandat.
Kriteret për aplikim
- Të ketë kualifikim adekuatë në përputhje me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, me përparësi me kualifikime më të larta akademike;
- Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbime sociale dhe familjare;
- Të jetë i licencuar dhe regjistruar në regjistrin e KPSHSF-së (niveli profesional)
- Të paraqesë referencë nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe partneret bashkëpunues
- Përparësi kanë kandidatët që ofrojnë dëshmi se kanë fituar përvojë dhe ekspertizë në lëmin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe kandidatët që kanë publikime në lëmin e shërbimeve sociale dhe familjare;
- Të paraqesin dëshmi nga gjykata kompetente kundër të cilit/ës, nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk janë të dënuar
Dokumentet e nevojshme
- Kërkesa për aplikim;
- CV-ja;
- Fotokopja e letërnjoftimit;
- Fotokopja e diplomës (e noterizuar);
- Vërtetimin mbi përvojën e punës (origjinale - kopje e noterizuar);
- Kopja e licencës (niveli profesional);
- Referenca (origjinale - kopje e noterizuar);
- Dëshmia nga gjykata (origjinale - kopje e noterizuar);
Afati dhe adresa për aplikim
Paraqitja e kërkesave për konkurrim në këtë Këshill do të zgjatë 15 ditë nga dita e publikimit të kësaj ftese publike,
Personat e interesuar, kërkesat me dokumentet e nevojshme për aplikim mund t'i dërgojnë përmes postes elektronike në këtë email adresë: skender.jahaj@rks-gov.net
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në këta numra telefoni: 038 212 509 ose 038 200 26 163.