Anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (4)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Publikuar
09/02/2022
Skadon
28/02/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e katër (4) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në pajtim me nenin 10 të  Ligjit nr. 06/L -055 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së  Kosovës,

Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitave:

Një (1) anëtar/e siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Amendamenti nr. 25 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës) nga radhët e gjyqtarëve,

Dy (2) anëtar/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar );

Një (1) anëtar/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, duhet t'i plotësojë edhe këto kushte:

  1. Kandidati që nuk ushtron funksionin e gjyqtarit, duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale dhe duhet të ketë njohuri për funksionimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës;
  2. Të ketë integritet të lartë moral;
  3. Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;
  4. Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në tri (3) vitet e fundit; (për kandidatet që nuk ushtrojnë funksionin e gjyqtarit).

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Autobiografia  (Curriculum vitae);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale ( për kandidatët që nuk ushtrojnë funksionin e avokatit apo gjyqtarit );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  28 shkurt 2022,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Shpalljet e ngjashme