Anëtarë në Bordin e Drejtorëve (4)

Komuna e Mitrovicës
Publikuar më
09/12/2020
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafi 5.2, të nenit 16 037LO87 për Ndërmarjet Publike
(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” me 31V15 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës për emërmin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarjen Publike Komunale NLP-“Qendra Multifunksionale” SH.A. Mitrovicë, Komisioni Komunal T Akasionarëve në mbledhjen e Mbajtur me 01.12.2020, mori vendimin për shpalljen e:

KONKURSIT

Për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NLP “Qendra Multifunksionale” SH.A. Mitrovicë

MANDATI: I Drejtorëve të zgjedhur nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve është tre (3) vjet.

KULIFIKIMI DHE PËRGADITJA PROFESIONALE: sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, një kandidat
për tu zgjedhur Drejtor në Bordin e Drejtorëve duhet ti plotësoj këto kushte:

  • Të jetë person që ka integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër të tjera çfardo shkelje material të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilido person tjetër.
  • Të ketë përgaditje superior, duhet
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvoj pune, apo:
  • Të jetë kontabilist i çertifikuar, jurist i diplomuar ose anëtarë i çertifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarin afariste të Ndërmarjeve Publike (Financa Publike, Prokurim etj).

KUSHTET

Kandidati ka të drejtë të zgjedhen në Bordin e NLP- “Qendra Multifunksionale” SH.A. Mitrovicë, nëse:

  • Nuk ka qenë I dënuar dhe nuk është nën hetime nga një Gjykatë kompetente.
  • Nuk ka shkelur Kodin etik, apo standartet e sjelljes profesionale, përveq nëse një denim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave.
  • Nuk ka bërë përgënjështrime material nën çfardo dëshmie nën betim.
  • Nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.

KANDIDATI: nuk mund të zgjidhet Drejtor në Bordin e Drejtorëve NLP-“Qendra Multifunksionale” SH.A. Mitrovicë, nëse:

  • Ka shërbyer si menaxher i Ndërmarjes Publike përkatëse, ose cilës do nga filialet e saja Brenda pesë (5) vjetëve të kaluara
  • “Aktualisht ka ose gjatë tri (3) viteve të kaluara ka pasur çfardo marëdhënje materiale afariste (përveç si konsumator individual 1 shërbimit të Ndërmarjes Publike), me Ndërmarjes Publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, çoftë në mënyrë të drejpërdrejt ose të tërthortë
  • Është aksionar, Drejtor ose Zyrëtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, I cili ka mardhënje material afariste me Ndërmarjen Publike përkatëse
  • Pranon ose ka pranuar Brenda tri (3) viteve të kaluara kompenzimin shtesë nga Ndërmarja Publike përkatëse ose nga cilado filialë e saj (përveç honorarit ose kompenzimin stimulus të përcaktuar në nenin 20 të Ligjit për Ndërmarje Publike, ose është anëtarë në skemën pensionale të Ndërmarjes Publike përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj
  • Ka shërbyer në bordin e Drejtorëve në Ndërmarjes Publike, më shumë se nëntë (9) vite nga dita e pare e zgjedhjes së tij
  • Është zyrtar, Drejtor ose aksionar ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkuron me ndërmarjen ose një menaxher i lartë zyrtar, Drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy përqind (2%) të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqërit tregëtare që konkurrojn në Ndërmarjen.
  • Është ose nëçfardo kohe gjatë periudhës 36 mujore para dates së aplikimit, ka qenë zyrtar I zgjedhur i emëruar politik, ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
  • Ka çfardo konflikti të interesave që për nga natyra do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë efektive, me besnikëri në mënyrë të pavarur dhe objective ti përmbushë detyrat e tij përgjegjëse ndaj Aksionarëve dhe Ndërmarjes Publike.
  • Nëse punon në ndonjë institucion ku bëhen politika zhvillimore për ndërmarje Publike përkatëse ku kandidati punon.

INFORMATë Pë PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidati për drejtor në Bordin e Drejtorëve të NLP-“Qendra Multifunksionale” SH.A. Mitrovicë, duhet t'I dorëzoj dokumentet e mëposhtme.

  • CV-në
  • Letër motivimi,
  • deklaratën nën betim (formular Icili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit),
  • Dëshminë mbi përvojen e punës,
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime.

Aplikuesi duhet të përgadis deklaratën nën betim, në të cilën deklaron se ailajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisht dhe përgaditjes profesionale. Çdo përgenjështrim material qoftë I qëlimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultoj me diskualifikimin e menjëherëshëm.

Konkursi zgjatë 15 ditë nga data e shpalljes.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarët në objektin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen-dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët që I plotesojnë kushtet sipasa këtij konkursi do të kontaktohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme