Anëtarë në Bordin e Drejtorëve (2)

Komuna e Mitrovicës
Publikuar më
19/11/2020
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafit 5.2, të nenit 16 të Ligjit nr. 031-087 për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31715 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale KRM “UNITETI” Sh. A. Mitrovicë, komisioni komunal i aksionarëve në mbledhjen e mbajtur me 18.11.2020, mori vendimin për shpalljen e:

KONKURSIT
Për zgjedhjen e 2 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të KRM “UNITETI” Sh. A. Mitrovicë

MANDATI: i drejtorit të zgjedhur nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve është tre (3) vjet.
KOMPENSIMI I DREJTORËVE do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për ndërmarrjet publike.

KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE: Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t'u zgjedhur drejtor në Bordin e drejtorëve duhet t'i plotësojë këto kushte:

  • të jetë person që ka integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër
  • të ketë përgatitje superiore
  • duhet ose (1) të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune: apo (2) të jetë kontabilist i certifikuar, jurist i diplomuar, ose anëtar i certifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së (financa publike, prokurim, etj.)

KUSHTET

Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e KRM “UNITETI”, nëse:

  • nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente
  • nuk ka shkelur kodin etik, apo standardet e sjellës profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave
  • nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim
  • nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e KRM “UNITETI” nëse:

  • ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike përkatëse, ose cilës do nga filialet e saja brenda pesë (5) vjetëve të kaluara
  • aktualisht ka, ose gjatë tri (3) viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimit të ndërmarrjes publike) me ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë
  • është aksionar, drejtor ose zyrtarë, në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse
  • pranon, ose ka pranuar brenda tri (3) viteve të kaluara kompensimin shtesë nga ndërmarrja publike përkatëse, ose nga cilado filialë e saj (përveç honorarit të drejtorit ose kompensimin stimulues të përcaktuar në nenin 20 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilësdo nga filialat e saja
  • ka shërbyer në Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse, më shumë se nëntë (9) vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij
  • është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me ndërmarrjen, ose është një menaxher i lartë zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy përqind (29) të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në ndërmarrjen
  • është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit, ka qenë zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik, ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës, në një parti politike
  • ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t'i përmbushë detyrat e tij përgjegjëse ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes publike.
  • nëse punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje publike përkatëse ku kandidati punon.

INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtor në Bordin e drejtorëve të KRM “UNITETI” Mitrovicë, duhet t'i dorëzojnë
dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në,
  • Letër motivimi,
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit),
  • Dëshminë mbi përvojën e punës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime.

Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se aifajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Konkursi zgjatja 15 ditë nga data e shpalljes: 19.11.2020 deri me dt. 03.12.2020

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarë në objektin e Komunës të Mitrovicës së Jugut. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

26/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë
23/11/2020
Drejtor/e Menaxhues/e   Kamenicë
18/11/2020