
Përshkrimi
Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafit 5.2, të nenit 16 të Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31/15 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës së Pejës I.Nr.660-03/5360 datës 31 janar 2022 për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Pejë, Komisioni Komunal i Aksionarëve në mbledhjen e mbajtur me 23.05.2022, mori vendimin për shpalljen
KONKURSIT
Për zgjedhjen e 4 (katër) anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Pejë.
- Pozita: Drejtor I Bordit të Ndërmarrjes Publike Komunale,
- Numri I pozitave; katër (4)
- Kohëzgjatja e mandatit; tri (3) vite
- Vendi; Pejë
- Kompensimi; Do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, paragrafi 20.2 të Ligjit për ndërmarrjet publike.
Detyrat dhe përgjegjësit e Bordit të Drejtorëve;
- Administron dhe ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të veprimtarisë së zyrtarëve të N.P.L dhe merr vendime për NPL “ Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë, sipas kompetencave të përcaktuara me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike si dhe me Statutin e N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A Pejë.
- Zgjedh dhe zëvendëson, shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “ Stacioni i Autobusëve"
- Zgjedh dhe emëron zyrtarët në NPL Aprovon Planin, Raportin e punës dhe Raportin Financiar të NPL“ Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë, në periudha të caktuara kohore dhe njëherë rekomandon për aprovim këto raporte tek K.K.A dhe Kuvendi i Komunës.
- Miraton dokumentet si; Statutin, Skemën organizative dhe Sistematizimin e vendeve të punës.
- Propozon ndërmarrjen e hapave të ndryshme për administrimin sa më të mire në N.P.L“ Stacioni i “Autobusëve” SH.A
- Për punën e vetë Bordi I përgjigjet K.K.A dhe Kuvendit të Komunës.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale
Çdo person i cili konkurron për një pozitë të drejtorit duhet që po ashtu të përmbush edhe kushte e përshtatshmërisë profesionale si në vijim:
- Duhet të jetë person që ka integritet të njohur, dukë marr parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;
- Të ketë përgatitje superior;
- Duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit - në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financave, menaxhimit të thesarit, sektorit bankar, konsulencave në biznes ose industrisë apo edhe në një nga një fushat tjera të shkencave te cilat kanë të bëjnë me veprimtarin afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.
Kushtet
Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e NPL "Stacioni i Autobusëve” nëse;
- Nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër penale apo civile që përfshinë përgënjeshtrim, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave, përvetësim, keqpërdorim apo ndarjen e rrejshëm të fondeve ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve në fuqi në Kosovës apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtarë;
- Nuk është vendosur nga një gjykatë ose organ apo organizatë përgjegjëse për zhvillimin e kodit etik apo standardeve të sjelljes profesionale, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga ndonjë gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës, (i) se është angazhuar në sjellje jo profesionale, (ii) ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, (iii) se ka keq-përvetësuar apo keqpërdorur parat apo burimet publike, (iv) se ka keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil, ose (v) se ka keq përdorur postin publik ose postin në shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime apo përparësi te një të afërmi ose të njohuri, apo;
- Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betim tjetër apo ose dokumentin të vulosur apo noterizuar;
- Nuk është shpallur i falimentuar gjatë (10) viteve të kaluara dhe
- Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje Publike përkatëse ku kandidati punon.
Informatat të përgjithshme për kandidatin lidhur me procedurat e konkurrimit
Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Letrën e motivimit;
- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
- Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës (si dëshmi e shtetësisë Kosovare);
- Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duku u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga Gjykata;
- Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHTI ose të këtë dëshmi që është në proces të nostrifikimit);
- Dëshmi të përvojës së punës në postet menaxheriale (dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:
- Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës dhe / ose,
- Pasqyrave të kontributeve pensionale, ky kriter i fundit nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion).
Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale sipas Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.
Dokumentacioni dorëzohet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Komunën e Pejës, në zarf të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën kandidati konkurron.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Komuna e Pejës inkurajon të aplikojnë personat e gjinisë femërore, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.
Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në Web faqen e Zyrës së Komunës nga data 25 maj 2022 deri me 25 qershor 2022.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.