Anëtarë në BD të NPL Ambienti SHA (4)

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Publikuar
25/05/2022
Skadon
25/06/2022
Lokacioni
Pejë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafit 5.2, të nenit 16 të Ligjit nr. 037 L-087 për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31715 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të Komunës së Pejës I.Nr.660-085376 I datës 31 janar 2022 për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Ambienti” Sh. A. Pejë, komisioni komunal i aksionarëve në mbledhjen e mbajtur me 23.05.2022, mori vendimin për shpalljen e:

KONKURSIT

Për zgjedhjen e 4 (katër) anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL “Ambienti” Sh. A. Pejë.

  • Pozita: Drejtor I Bordit të Ndërmarrjes Publike Komunale,
  • Numri I pozitave, katër (4)
  • Kohëzgjatja e mandatit, tri (3) vite
  • Vendi, Pejë
  • Kompensimi, Do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20, paragrafi 20.2 të Ligjit për ndërmarrjet publike.

Detyrat dhe përgjegjësit e Bordit të Drejtorëve:

  • Administron dhe ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të veprimtarisë së zyrtarëve të N.P.L dhe merr vendime për N.P.L” Ambienti” SH.A në Pejë, sipas kompetencave të përcaktuara me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike si dhe me Statutin e N.P.L” Ambienti” SH.A Pejë.
  • Zgjedh dhe zëvendëson, shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “ Ambienti “
  • Zgjedh dhe emëron zyrtarët në NPL
  • Aprovon Planin, Raportin e punës dhe Raportin Financiar të NPL “ Ambienti” SH.A në Pejë, në periudha të caktuara kohore dhe njëherë rekomandon për aprovim këto raporte tek K.K.A dhe Kuvendi 1 Komunës.
  • Miraton dokumentet si, Statutin, Skemën organizative dhe Sistematizimin e vendeve të punës.
  • Propozon ndërmarrjen e hapave të ndryshme për administrimin sa më të mire në NPL ” Ambienti “SH.A.
  • Për punën e vetë Bordi I përgjigjet K.K.A dhe Kuvendit të Komunës.

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale

Çdo person i cili konkurron për një pozitë të drejtorit duhet që po ashtu të përmbush edhe kushte e përshtatshmërisë profesionale si në vijim:

  • Duhet të jetë person që ka integritet të njohur, dukë marr parasysh, ndër tera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër
  • Të ketë përgatitje superior
  • Duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë — së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit - në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financave, menaxhimit të thesarit, sektorit bankar, konsulencave në biznes ose industrisë apo edhe në një nga një fushat tjera të shkencave te cilat kanë të bëjnë me veprimtarin afariste të NP-së, ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.

Kushtet

Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e NPL” Ambienti” nëse:

  • Nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër penale apo civile që përfshinë përgënjeshtrim, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave, përvetësim, keqpërdorim apo ndarjen e rrejshëm të fondeve ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve në fuqi në Kosovës apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtarë,
  • Nuk është vendosur nga një gjykatë ose organ apo organizatë përgjegjëse për zhvillimin e kodit etik apo standardeve të sjelljes profesionale, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga ndonjë gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës, (i) se është angazhuar në sjellje jo profesionale, (ii) ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, (iii) se ka keq-përvetësuar apo keqpërdorur parat apo burimet publike, (iv) se ka keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil, ose (v) se ka keq përdorur postin publik ose postin në shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime apo përparësi te një të afërmi ose të njohuri, apo:
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betim tjetër apo ose dokumentin të vulosur apo noterizuar:
    • Nuk është shpallur i falimentuar gjatë (10)viteve të kaluara dhe
    • Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrje Publike përkatëse ku kandidati punon.

Kandidati nuk kualifikohet për drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Lokale, nëse:

  • Aktualisht është zyrtar, ose menaxher i NP përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i NP përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara
  • Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lart në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara
  • Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë,
  • Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj
  • Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1, ose është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj
  • Mbanë drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe
  • Përfaqëson në aksionar i cili posedon dhjetë për qind (1096) të aksioneve votuese në NP-në përkatëse,
  • Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të NP-së përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij, saj
  • Është i afërm i shkallës së tretë (S ë konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të k i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë më sipër përveç personit të përcaktuar në pikën (b): ose
  • Është ose (i) punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që konkurrojnë në Ndërmarrjen, dhe
  • Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike
  • Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t'i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe NP-së.

Informatat të përgjithshme për kandidatin lidhur me procedurat e konkurrimit

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në,
  • Letrën e motivimit
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës (si dëshmi e shtetësisë Kosovare)
  • Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duku u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga Gjykata
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHTI ose të këtë dëshmi që është në proces të nostrifikimit)
  • Dëshmi të përvojës së punës në postet menaxheriale (dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:
  1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e
    punës dhe ose
  2. Pasqyrave të kontributeve pensionale, ky kriter i fundit nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të
cilën deklaron se aifajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të
përshtatshmërisë profesionale sipas Ligjit Nr. 087L-087 për Ndërmarrjet Publike me
ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 047 L-111 dhe Ligjin Nr. 057 L-009. Çdo
përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga
informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e
menjëhershëm.

Dokumentacioni dorëzohet në Qendrën për Shërbim të Qytetarë në Komunën e Pejës, në zarf të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emrii Ndërmarrjes Publike në të cilën kandidati konkurron.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Komuna e Pejës inkurajon të aplikojnë personat e gjinisë femërore, personat me nevoja të
veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në VVeb faqen e Zyrës së Komunës nga data 25 maj 2022 deri me 25 qershor 2022.

Shpalljet e ngjashme