
KFC
Përshkrimi
MUNDESI PUNESIMI NE KFC KOSOVA
- RESTAURANTET: KFC RRETHI TEK MARIGONA
- ORARI: FULL TIME & PART TIME (ME NDERRIME)
- POZITA: TEAM MEMBER NE RESTAURANT
Në KFC, asnjë ditë nuk është e njëjtë, por me gëzim, argëtim dhe sfida të reja çdo ditë! Ne gjithmonë përpiqemi të tejkalojmë pritjet e konsumatoreve, andaj detyrat e punës konsistojnë në kujdesin ndaj klientit, përgatitjen e ushqimit dhe pastrimin e ambientit - gjithmonë me standard të jashtëzakonshëm!
AJO QE NE DUAM NGA JU ESHTE QE JU:
- Keni guxim dhe jeni të gatshëm për një ditë të gjallë
- Keni qejf dhe dëshirë të punoni me ushqim dhe klientë
- Jeni të kujdesshëm dhe të saktë
- Keni shumë energji dhe motivim
- Jeni të ndërgjegjshëm dhe keni një qëndrim të mirë
- Jeni vetvetja dhe argëtoheni - edhe nëse jeni në punë
GFARE MERRNI MBRAPA?
- Ju mësoni si ta organizoni kohën tuaj
- Ju fitoni përvojë të vlefshme në kujdesin ndaj klientit dhe punën në ekip
- Trajnim i duhur nën përcjellje të plotë - Ne jemi krenarë për programin tonë të gjerë të trajnimit dhe zhvillimit
- Mundësi të mira zhvillimi - Ne bëjmë cdo përpjekje që ju të keni një hap të mirë në karrierën tuaj
- Shujtë ditore gjatë pauzës dhe 20% zbritje jashtë orarit
- Kontratë, shtesa dhe pushime sipas ligjit ne fuqi
- Sigurim shëndetësor - me mundësinë për të shtuar ndonjë anëtar të familjes
- Bonusa dhe incentiva gjatë tërë vitit
- Vlerësime të performancës
Për aplikim na shkruani dhe dërgoni CV në email:
work@kfc-ks.com me subject emrin e restaurantit për të cilin aplikoni