Anëtar/e të SHC në komitetin e auditimit

64x64 kosovo logo 150x150 1
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM TË ANËTARIT TË SHOQËRISË CIVILE PËR KOMITETIN E AUDITIMIT NË MINISTRINË E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke kërkuar një përfaqësues të shoqërisë civile për të qenë pjesë e Komitetit të Auditimit  (KA) në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Komiteti i Auditimit, është organ i pavarur këshillëdhënës  për  udhëheqësin e MAPL-së dhe mbështetës për auditorët e brendshëm themeluar në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, Kapitulli III, neni 20.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është në proces të ndryshim – plotësimit të përbërjes së këtij komiteti, pjesë e të cilit duhet të jetë edhe një përfaqësues i shoqërisë civile, ekspert në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe administratës publike.

Komiteti i Auditimit (KA-i), funksionon në bazë të kritereve të vendosura nga Ministria e Financave.

Me këtë thirrje kërkojmë që kandidatët që aplikojnë të plotësojnë këto kritere: 

  1. Të kenë përvojë të dëshmuar në fushën  përkatëse te  kontabilitetit, auditimit transparence llogaridhënie, dhe monitorim.
  2. Të jenë të angazhuar në një organizatë të shoqërisë civile e cila për të paktën 3 vite të fundit ka fushë të veçantë të veprimtarisë fushën përkatëse (kontabilitetit, auditimit transparence llogaridhënie dhe antikorrupcion.

Për të nominuar një kandidat/e, OSHC-ja duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  1. Një CV të kandidatit/es së nominuar
  2. Letër motivimi (max. 1 faqe) si dëshmi për përvojën e tyre në OSHC dhe përvojën e  kandidatit në fushën përkatëse
  3. Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së, dhe (max. nje faqe)përshkrim për misionin dhe veprimtarinë e organizatës.

Procesi i Nominimit dhe Përzgjedhjes

Platforma CiviKos do të lehtësoj procesin e përzgjedhjes të përfaqësuesit të shoqërisë civile në këtë komitet

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen përmes email: info@civikos.net, ose përmes postes ne adresën: Platforma CiviKos Rr. Bedri Pejani 7/A 10000 Prishtinë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data: 29.04.2021, ora 16:00.

SHENIM: Kjo thirrje është e hapur për te gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë dhe nuk limitohet në anëtarësinë në Platformën CiviKos.

Në Rast të Procedurave të Votimit 

Në rast se kemi më shumë se 1 kandidat që i plotësojnë kriteret atëherë do të shkohet me procedura të votimit, sipas Rregullores së Punës të CiviKos. Kandidati që merr më së shumti vota do të jetë pjesë e Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB).

Pas përfundimit të nominimit, paneli i përbërë nga një përfaqësues i Sekretariatit të Platformës CiviKos, një anëtar i Bordit të CiviKos dhe një përfaqësues i  MAPL-së do të verifikojë nëse kandidatët e nominuar i plotësojnë kriteret e kërkuara. Të gjithë kandidatët që konstatohet që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të përfshihen në listën përfundimtare për votim.

Menjëherë pas përpilimit të listës përfundimtare për votim, të gjitha OShC-të e regjistruara mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh nga hapja e procesit të votimit. Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail, postë të rregullt ose personalisht në zyrën e CiviKos. Votuesit mund të votojnë në mënyrë anonime me hedhjen e votës së tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos-it. Në cilëndo mënyrë të votimit, fletëvotimit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e certifikatës së regjistrimit të organizatës.

Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos. Pas zgjedhjeve, Komisioni shqyrton dhe numëron fletëvotimet dhe përcakton se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShc-ve do të përcaktohet me short në mes tyre.

Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i femrave, anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të nënpërfaqësuara.

Listime të ngjashme