
Përshkrimi
Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari/e në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Në pajtim me nenin 10 të Ligjit nr. 06/L -055 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës,
Kuvendi rishpall konkurs për plotësimin e pozitës:
1 (një) anëtar/e siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Amendamenti nr. 25 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës) nga radhët e gjyqtarëve.
Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, duhet ti plotësoj kushtet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, dhe aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
- Autobiografia (Curriculum vitae);
- Dëshmia së është emëruar gjyqtar me mandat të përhershëm;
- Dëshmia se ndaj ti nuk është shqiptuar ndonjë masë disiplinore;
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 11 prill 2022, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe 044 567-041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.