Anëtar/e komisioni për projektet kulturore-artistike

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
19/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Thirrje për aplikim

Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike për OJQ dhe Individ për vitin 2021, të datës 02.02.2021 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Kulturës, në përputhje me Nenin 8, paragrafin 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile/njohësit e kulturës, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

  • përfaqësues nga OJQ-të
  • përfaqësues në cilësinë e njohësit të kulturës

Të drejtë aplikimi kanë:

  1. Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  2. Njohësit e kulturës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një CV;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Përfaqësuesi nga OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë.

Përfaqësuesit e lartëpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për projekte kulturore-artistike, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 02.02.2021.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: tylaj.shilek@rks-gov.net deri me datën 24.02.2020, dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

MKRS-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe do të përzgjedhë 6 kandidatë, të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjes publike të datës 02.02.2021 të publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Departamenti i Kulturës.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

06/05/2021
Drejtor/e në SHFMU (4)   Pejë e re
06/05/2021
Drejtor/e në SHML   Pejë e re
06/05/2021
06/05/2021