Anëtar/e joekzekutiv/e të Bordit të BQK

50x50 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar
07/02/2022
Skadon
07/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në pajtim me nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së, publikon:  

Shpallje 

Për plotësimin e një (1) pozite të anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës  

Profili i kërkuar:  

  • Person me integritet dhe përgatitje universitare;
  • Minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e ekonomisë, financave,  bankave, kontabilitet apo çështje juridike;
  • Njohuri në krijimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave të rëndësishme të lidhura me  misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së;
  • Në mënyrë specifike të plotësojnë kushtet sipas nenit 40 të Ligjit nr. 03/L-209 për BQK-ën; Njohja e gjuhës angleze paraqet përparësi. 

Emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar nga data e emërimit.  

Lista e kandidateve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës,  i cili do të përzgjedh një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84 paragrafi 27, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe  nenin 38 paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-209 për BQK-ën. 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes email adresës  vijuese: paneli@bqk-kos.org ose në dorë në zarf të mbyllur në arkivin e BQK-së, Rruga Garibaldi nr. 33  në Prishtinë, ose përmes postës në adresë të BQK-së: Banka Qendrore e Republikës se Kosovës (shënim:  për pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së), Rruga Garibaldi nr. 33,10000 Prishtinë, Kosovë.  

Afati për aplikim është deri më 7 mars 2022, në orën 16:00. 

Vetëm kandidatët e të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për intervistë. 

Shpalljet e ngjashme

Asistent/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
12/05/2022
Asistent/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
06/05/2022
29/04/2022
27/04/2022