
Përshkrimi
FTESË APLIKIMI PËR ANËTARË TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTPROPOZIMET
Bazuar në Rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, neni 8 dhe pika 3.2, si dhe bazuar në Vendimin nr. ref. 66/202, nr. prot. 646, i datës 03.03.2022, i lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për thirrjen publike për mbështetje financiare publike për projektpropozime të organizatave joqeveritare në fushën e diplomacisë publike, ekonomike dhe të diasporës, ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në komisionin e vlerësimit të projekteve:
- Përfaqësues nga OJQ-të (një anëtar);
- Ekspert në vlerësimin projekteve (një anëtar).
Përfaqësuesit e lartcekur do të jenë anëtarë të komisionit për vlerësimin e projektpropozimeve të organizatave joqeveritare (OJQ) për diplomacinë publike, ekonomike dhe të diasporës, të pranuara nga MPJD-ja sipas thirrjes publike, e shpallur më 03.03.2022.
Të interesuarit për aplikim për anëtar të komisionit duhet t’i plotësojnë kërkesat e përgjithshme të ftesës publike:
- Të kenë përvojë në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të financuara nga burimet publike; 2. Të kenë përvojë në vlerësimin e kërkesave të paraqitura në thirrjet për mbështetje financiare nga burimet publike;
- T’i njohin dokumentet strategjike dhe politikat në fushën e diplomacisë publike, ekonomike dhe të diasporës.
- Ta njohin bazën ligjore në fuqi në fushat që mbulon ftesa publike;
- T’i njohin metodologjitë vlerësuese në komisione të ngjashme;
- Të kenë njohuri rreth dokumenteve të tjera relevante në fushën, për të cilën është hapur ftesa publike;
- Njohje e legjislacioni në fushën e mbështetjes financiare.
Periudha e angazhimit do të jetë sipas afateve kohore të përcaktuara në Rregulloren MF – Nr.- 04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.
Afati për aplikim është 7 ditë, nga data 11.03.2022 deri më 17.03.2022, në orën 16.00. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën: elis.badalli@rks-gov.net - në subjekt të shkruhet pozita për anëtar të komisionit, për të cilën aplikoni.