Analiza dhe strategjia për korrektimin e të dhënave në SIKTK

Agjencia Kadastrale e Kosoves e1629964978131
Agjencia Kadastrale e Kosovës
Publikuar
14/06/2022
Skadon
01/07/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Tendera  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Kërkesë për Shprehje të Interesit

  • Vendi: Kosova
  • ID e projektit: P164555
  • Emri i Kredisë i Bankës Botërore : Projekti i Kadastrit të Pronës së Paluajtshme & Infrastrukturës Gjeohapësinore
  • Nr. Identifikimi i Kontratës: XK -KCA- 101479 -CS- INDV 

Analiza, strategjia dhe metodologjia për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në Sistemin Informativ Kadastral të Tokës në Kosovë (SIKTK)

Hyrje

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore në vlerë prej 14.60 milionë euro për financimin e Projektit të Kadastrit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP), i cili pritet të zbatohet brenda një periudhe pesëvjeçare. REGIP synon të ndihmojë QK-në për të rritur transparencën dhe cilësinë e administrimit të tokës dhe të dhënave e shërbimeve gjeohapësinore. Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është agjencia zbatuese e REGIP-it, në kuadër të së cilës është themeluar Njësia për Implementimin e Projekteve (NJIP). NJIP do të jetë përgjegjëse për zbatimin e përditshëm të projektit dhe për ofrimin e mbikëqyrjes teknike specifike të aktiviteteve të projektit. NJIP do të jetë përgjegjëse për të gjitha aspektet e besueshmërisë, të tilla si prokurimi, menaxhimi financiar, monitorimi dhe vlerësimi, dhe masat mbrojtëse sipas REGIP.

Komponenti B i REGIP është vazhdimi i punimeve të rindërtimit kadastral (përditësim masiv i të dhënave kadastrale). Ky komponent synon të shtojë edhe 33% të zonave prioritare, duke e çuar numrin total të zonave kadastrale prioritare në gati 70%. Komponenti gjithashtu do të sigurojë zhvillimin fillestar kadastral të përçojave nëntokësore dhe mbitokësore, punë të mëtejshme për zhvillimin e kadastrës së ndërtesave, rinovimin e zyrave të mbetura kadastrale dhe korrigjimin e të dhënave në Sistemin Informativ Kadastral të Tokës në Kosovë (SIKTK).

REGIP kontribuon në bërjen e sistemit të regjistrimit më transparent, efikas, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt klientit, prandaj është e rëndësishme të promovohen aktivitetet kapitale, produktet dhe shërbimet që ofrojnë përfitime për të përmbushur nevojat e palëve të interesit. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet që palët e interesit të jenë të informuara mirë për aktivitetet e projektit për të realizuar plotësisht përfitimet e REGIP.

Qëllimi i përgjithshëm

Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë dhe planit për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në Sistemet Informative Kadastrale të Tokës në Kosovë (SIKTK), do të ketë këto objektiva kryesore:

  • Mbledhje e informacionit
  • Analizë e situatës aktuale - Vlerësim i cilësisë së të dhënave
  • Identifikon të gjitha çështjet në të gjitha sistemet
  • Propozon metodologji dhe mjete për harmonizimin dhe pastrimin e të dhënave dhe bën një listë rekomandimesh për të rritur cilësinë e të dhënave
  • Propozon strategji për rritjen dhe sigurinë e cilësisë së të dhënave, harmonizimin e të dhënave, metodologjinë e pastrimit të tyre dhe strategjinë se si të avancohen sistemet dhe të dhënat

Konsulenti do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me AKK-në dhe stafin e NJIP-së. AKK/NJIP do të vërë në dispozicion të konsulentit të gjitha dokumentet e kërkuara në lidhje me këtë detyrë. Nëse konsiderohet si relevante, do të organizohen takime të rregullta ndërmjet konsulentit dhe ekspertëve të AKK/NJIP-së për të përmbushur me sukses objektivat dhe për të kuptuar situatën aktuale në AKK

Fushëveprimi i punës për Analizën, strategjinë dhe metodologjinë për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në Sistemin Informacioneve Kadastrale të Tokën në Kosovë (SIKTK) janë të përcaktuara në Termat e Referencës (TeR) për këtë detyrë. TeR mund të gjenden në faqen e AKK-së në linkun: http://www.kca-ks.org/vend-pune

Kualifikimet e Konsulentit

  • Diplomë master (sipas procesit të Bolonjës) në një nga fushat: shkenca kompjuterike, sisteme informacioni, inxhinieri softuerike, ose fusha relevante
  • Përvojë dhe referenca të dëshmuara të paktën 2 vjet në vlerësimin e cilësisë së të dhënave, zhvillimin e strategjisë së cilësisë së të dhënave, metodologjive të cilësisë së të dhënave, harmonizimin e të dhënave dhe pastrimin e të dhënave
  • Njohuri dhe përvojë të dëshmuar meDBMS (MS SQL Server, Oracle ose PostgreSQL)
  • Njohuri dhe përvojë të dëshmuar me mjetet e pastrimit të të dhënave
  • Njohuri dhe përvojë të dëshmuar në analizën e të dhënave duke përdorur programe statistikore (SAS, SPSS, R ose të ngjashme)
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e gjeoinformacionit dhe kadastrit (e preferueshme)
  • Njohuri të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (e detyrueshme), preferohet gjuha shqipe

Afati kohor dhe niveli i angazhimit 

Për këtë kontratë paushalle, që parashikohet të përfundojë brenda një afati kohor 4-mujor nga dita e nënshkrimit të kontratës, niveli i vlerësuar i angazhimit për këtë detyrë është: 55 ditë pune.

Në periudhën prej dy vitesh konsulenti është i obliguar t'i përgjigjet AKK-së për mbështetje shtesë për informata/sqarime. Niveli i vlerësuar i angazhimit për këtë është 10 ditë pune.

Konsulenti do të punojë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të AKK/NJIP-it, ndërsa drafti i analizës, strategjisë dhe metodologjisë për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në Sistemin Informativ Kadastral të Tokës në Kosovë (SIKTK) do të komentohet nga Banka Botërore.

Procesi i përzgjedhjes:

Individët me përvojë dhe të kualifikuar do të zgjidhen sipas Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit IPF (Rregulloret), të lëshuara në korrik 2016 dhe të rishikuara në nëntor 2017 dhe gusht 2018, bazuar në një thirrje të hapur për përzgjedhjen e Konsulentëve Individualë (KI).

Procesi i përzgjedhjes

Konsulenti do të zgjidhet në bazë të:

  • Kualifikimi i konsulentit (50%)
  • Njohuri dhe përvojë në DMBS (10%)
  • Njohuri dhe përvojë me mjetet e pastrimit të të dhënave (10%)
    Njohuri dhe përvojë në analizimin e të dhënave duke përdorur programe statistikore (5%)
  • Njohuri dhe përvojë në vlerësimin e cilësisë së të dhënave, zhvillimin e metodologjive të cilësisë së të dhënave, harmonizimin e të dhënave dhe pastrimin e të dhënave (40%)
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e kadastrit (10%)

Konsulentët e interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00 - 16:00 (e hënë në të premte).

Shprehja e interesit mund të dorëzohet në adresën e mëposhtme deri më 01 korrik 2022.

Agjencia Kadastrale e Kosovës

Muzafer Çaka, Koordinator i Projektit
Adresa: rr. "Astrit e Arbnor Dehari" Nr. 25
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: Muzafer.Qaka@rks-gov.net

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Zyrtar/e i/e Logjistikes   Prishtinë
28/06/2022
Drejtor/e në SHFMU   Suharekë
25/06/2022
24/06/2022
24/06/2022