Analist-e/Specialist-e i Zgjidhjeve të Biznesit

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
12/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Analist/Specialist i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Analizimin e nevojave për zhvillimin e programeve në sistemin e TI dhe dokumentimin e analizave me të gjitha specifikimet e zhvillimit bazuar në kërkesa
  • Testimin e zhvillimeve
  • Trajnimi/njoftimi i përdoruesve të fundit lidhur me zhvillimet/ndryshimet e reja
  • Zgjidhja e problemeve të sistemit bankar apo të ndonjë softueri tjetër
  • Organizimi dhe të vënit në punë e projekteve të TI-së
  • Bashkëpunimi me partnerët që të ju ofrohen zgjidhje kërkesave të përdoruesve

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Kompjuteri Inxhinierike, Shkence Kompjuterike apo Informatikë Biznesi
  • Së paku dy/tri vite përvojë pune në sektorin bankar apo institucione financiare
  • Njohuri te avancuara në SQL, MS Office
  • Njohuri ne raportimin e te dhenave
  • Njohuri të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe financave
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për vendimmarrje të shpejta
  • Parashikimi dhe evaluimi i riskut
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Të menduar analitik dhe evaluim efektiv të rezultateve
  • Aftësi komunikuese me klientët e brendshëm dhe te jashtëm
  • Njohuri të shkëlqyera në të folur dhe të shkruar në gjuhë shqipe dhe angleze
  • Patentë Shoferi

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 16.10.2020.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

Legal Specialist   Prishtinë e re
20/10/2020
19/10/2020
17/10/2020
17/10/2020