Analist/e kreditor/e për Biznes dhe Agro Biznes

bkt al e1559046188397
Banka Kombëtare Tregtare
Publikuar më
04/11/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Analist kreditor për Biznes dhe Agro Biznes
Lokacioni: Drenas
Data e Hapjes: 04.11.2020
Data e Mbylljes: 17.11.2020
Shkollimi: Diplomë Baçellor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diplomë Baçellor
  • Të bëj prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës në mënyrë sa më aktive,
  • Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri,
  • Të ndjek zhvillimet e sektorit bankar,
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës,
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë,
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve,
  • Të siguroj klientë të rinj të Biznesit,
  • Të bëj vlerësimin preliminar për kreditë me drejtuesin e degës,
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të Biznesit në rajonin që mbulon, dhe të krijoj marrëdhenie të shëndosha afariste.

Kualifikimet:

  • Diplomë baçellor në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment,
  • Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për biznese,
  • Njohuri të mira në analiza financiare,
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Listime të ngjashme