
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Pozita: Analist i Sigurisë së Informacionit (zyrtar i lartë)
- Departamenti Teknologjia Informative
- Divizioni: Divizioni i Vazhdimësisë së Punës dhe Sigurisë Informacionit
- I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Vazhdimësisë së Punës dhe Sigurisë së Informacionit
- Grada: 5
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës :
- Konfiguron sistemet dhe veglat e sigurisë së informacionit, i mirëmban dhe sigurohet që funksionojnë sipas kërkesave, duke përfshirë ato për mbledhje të log-ëve, skanime të sigurisë për dobësi dhe sisteme të tjera të sigurisë se informacionit;
- Monitoron rrjetin kompjuterik për çështjet e sigurisë së informacionit;
- Monitoron, analizon dhe raporton alarmet e sigurisë së informacionit, incidentet, raportet mbi dobësitë që mblidhen nga disa burime, si: SIEM, sisteme të tjera të monitorimit, skanime të ndjeshmërive, etj.
- Rishikon, hulumton dhe raporton alarmet e ndjeshmërive, duke ofruar:
- analizën relevante të tyre,
- propozon përmirësimet e nevojshme dhe përcjellë përmirësimet e propozuara,
- menaxhon skanimet e planifikuara, identifikon zbrazëtitë në to dhe zgjeron fushën e skanimeve sipas nevojës, si dhe përshkallëzon alarmet e sigurisë së informacionit sipas nevojës.
- Hulumton shkeljet dhe incidentet tjera të sigurisë së informacionit;
- Dokumenton shkeljet e sigurisë së informacionit dhe vlerëson dëmin që ato shkaktojnë;
- Punon me ekipin e sigurisë së informacionit për të kryer teste dhe për të zbuluar dobësitë në rrjet dhe sisteme;
- Rregullon dobësitë e zbuluara për të ruajtur një standard të lartë të sigurisë;
- Zhvillon praktikat më të mira në BQK për sigurinë e informacionit;
- Ndihmon në përgatitjen dhe implementimin e programit të vetëdijesimit të shfrytëzuesve të BQK-së për praktikat më të mira të sigurisë së informacionit dhe politikat e DVPSI;
- Mbështet iniciativat e propozuara të sigurisë së informacionit që të sigurojë suksesin e tyre;
- Kërkon përmirësime të sigurisë së informacionit dhe jep rekomandime për menaxhmentin;
- Qëndron i azhurnuar në lidhje me avancimet dhe standardet në fushën e sigurisë së informacionit;
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
Shkallë universitare (bachelor) nga një institucion i akredituar në Kosovë në fushën e Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit ose certifikime relevante në fushën e sigurisë së informacionit (p.sh. CISSP, CCNA Security, CompTia Security+) (ata të cilët kanë përfunduar
shkollim jashtë vendit duhet të ofrojnë nostrifikimin e diplomës nga MASHT). Së paku një vit përvojë në siguri të informacionit dhe teknologji informative. Gjuha angleze - e preferuar.
Njohuritë, aftësitë e kërkuara
- Njohuri mbi konceptet e firewalls, proxies, SIEM, antivirus;
- Njohuri në reagime ndaj incidenteve të sigurisë së informacionit;
- Njohuri dhe/ose përvojë në vlerësimin e konfigurimeve të sigurisë për të përmbushur nevojat e organizatës;
- Njohuri në interpretimin e vlerësimeve të cenueshmërisë;
- Njohuri të familjes së standardeve ISO27000 dhe kornizës MITRE ATT&CK;
- Njohuri të sistemeve operative, rrjetave kompjuterike dhe firewalls;
- Njohuri në shqyrtimin dhe analizimin e log-ëve dhe formateve të ndryshme të tyre;
- Aftësi për të identifikuar dhe zbutur dobësitë e rrjetit dhe për të shpjeguar se si të shmangen ato;
- Aftësi për të paraqitur dhe shpjeguar tema komplekse teknike, probleme, zgjidhje alternative për të tjerët;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese (me gojë dhe me shkrim);
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive në grup.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust-i;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura / nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 21 prill 2022.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org ∙
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.