Analist/e i/e Sigurisë Kibernetike

arkep 150x150 1 e1611494782222
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare
Publikuar
18/04/2022
Skadon
25/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008715
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/03/2022
Afati për aplikim: 18/04/2022 - 25/04/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002204 | RN00008411 | Analist i Sigurisë Kibernetike | Profesional 2 | fixe- 638.57 | Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Autoriteti Rregullativ i  Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Teknologjisë të  Informacionit dhe Komunikimit
  • Institucioni Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare
  • Nr. i Referencës RN00008715
  • Kodi RPC0002491
  • Data e njoftimit 28.03.2022
  • Afati për aplikim 18.04.2022 - 25.04.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Karakterizon dhe analizon trafikun e rrjetit për të identifikuar aktivitetin anormal dhe kërcënimet e  mundshme ndaj burimeve të rrjetit; 
  2. Koordinon aktivitet brenda KOS-CERT, dhe me konsituentet për të vërtetuar alarmet e kërcënimeve  dhe analizuar incidentet e sigurisë kibernetike; 
  3. Dokumenton dhe përshkallëzon incidentet (përfshirë historinë e ngjarjes, statusin dhe ndikimin e  mundshëm për veprime të mëtejshme) që mund të shkaktojnë ndikim të vazhdueshëm dhe të  menjëhershëm në rrjetet dhe shërbimet publike te komunikimeve elektronike; 
  4. Merr dhe analizon të dhënat nga burime të ndryshme të inteligjencës së kërcënimeve si dhe kryen  zbulimin, identifikimin dhe paralajmërimin me kohë të sulmeve/ndërhyrjeve të mundshme, aktiviteteve  anormale dhe aktiviteteve të keqpërdorimit dhe dallon këto incidente dhe ngjarje nga aktivitetet e  autorizuara; 
  5. Përdor mjete të ndryshme për monitorimin dhe analizimin e aktiviteteve keqdashës për të përcaktuar  dobësitë e shfrytëzuara, metodat e shfrytëzuara, si dhe efektet në rrjetet dhe shërbimet publike të  komunikimeve elektronike; 
  6. Njofton udhëheqësin, reaguesit ndaj incidenteve kibernetike për incidente të dyshuara kibernetike  dhe artikulon historinë, statusin dhe ndikimin e mundshëm të ngjarjes për veprime të mëtejshme në  përputhje me procedurat për reagimin ndaj incidenteve kibernetike. 
  7. Planifikon shërbimet e reja dhe avancon shërbimet ekzistuese si dhe kryen instalimin, konfigurimin  dhe kostomizimin e platformave softuerike dhe harduerike të KOS-CERT;
  8. Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen  kohë pas kohe sipas nevojës me kërkesën e Udhëheqësit;

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë Universitare (Bachalor ose Master) ne fushën e shkencave kompjuterike ose Inxhinierisë  Kompjuterike; 
  • Kandidati duhet të ketë së paku një certifikim të përfunduar në fushën e sigurisë kibernetike;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune profesionale ne fushën e IT-se; 
  • Njohja (zotërim) të gjuhës angleze në nivel të avancuar; 
  • Posedim të kualifikimit (certifikatës-ave) tjera profesionale nga fushat përkatëse te IT-se; 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

Aftësitë teknike: 

  1. Njohuri të gjerë të teknologjisë së internetit, protokolleve të rrjeteve she shërbimeve dhe  metodologjive të sigurisë të TI-së; 
  2. Njohuri për proceset e menaxhimit të rrezikut (p.sh., metodat për vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut); 
  3. Njohuri për ligjet, rregulloret, politikat dhe etikën pasi ato lidhen me sigurinë kibernetike dhe  privatësinë; 
  4. Njohuri mbi teknikat e forcimit të administrimit të sistemit, rrjetit dhe sistemit operativ;
  5. Njohuri të aspekteve të administrimit dhe sigurisë së sistemeve Windows/UNIX; 
  6. Njohuri rreth pajisjeve të infrastrukturës së rrjetit: Router, Switch, DNS, Proxy, Mail, etj.
  7. Njohuri rreth protokolleve të internetit (SMTP, HTTP, FTP, Telnet, SSH, etj); 
  8. Njohuri rreth çështjeve të sigurisë së rrjetave (DDos, Phishing, Defacing, sniffing), etj. Aftësitë personale: 
  9. Aftësi të shkruajë qartë dhe konciz, të përshkruajë aktivitetet me saktësi dhe të sigurojë informacion  që është i lehtë për t'u kuptuar nga lexuesit e tyre; 
  10. Aftësi të larta analitike; 
  11. Të jetë në gjendje që të sqaroj dhe zgjidh çështje të komplikuara të problemeve teknike në mënyrë të  shpejtë dhe të dokumentuar; 
  12. Aftësi te mira organizative; 
  13. Të jetë në gjendje të punoj në presion; 
  14. Aftësi të mira komunikatave; 

Mënyra e aplikimit  

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve dhe certifikimeve nga fusha e sigurisë kibernitkke

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi të shkruajë qartë dhe konciz, të përshkruajë aktivitetet me saktësi dhe të sigurojë informacion  që është i lehtë për t'u kuptuar nga lexuesit e tyre; 
  • Aftësi të larta analitike; 
  • Të jetë në gjendje që të sqaroj dhe zgjidh çështje të komplikuara të problemeve teknike në mënyrë të  shpejtë dhe të dokumentuar; 
  • Aftësi te mira organizative; 
  • Të jetë në gjendje të punoj në presion; 
  • Aftësi të mira komunikatave; 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen